Përdori dhunë të tepruar policia në demonstratën e së shtunës në Prishtinë? | Ballkani | DW | 13.02.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Përdori dhunë të tepruar policia në demonstratën e së shtunës në Prishtinë?

Kryeministri Agim Çeku kërkon që të ndërmerren masa ndaj atyre individëve që kanë shkaktuar dhunëm por edhe ndaj policisë, nëse konstatohet se policia ka perdorur dhunë të tepruar gjatë protestës

Pamje nga demonstrata

Pamje nga demonstrata

Komisioni i posaçëm i ngritur për të hetuar rrethanat që çuan në vdekjen e dy protestuesve në Prishtinë, akoma nuk ka përfunduar raportin e tij mbi përdorimin ose jo të dhunëns së tepruar nga policia ndërkombëtare dhe forcat e SHPK-së.

Zyrtarë të qendrës klinike universitare, thonë se dy protestuesit e lënduar që nuk u mbijetuan plagëve janë goditur nga plumbat e gomës të përdorur nga policia.

Komisioni i ngritur për të analizuar protestën e së shtunës është duke hetuar poashtu nëse është i lejuar perdorimi i plumbave të gomës edhe pse shumë ekpertë të çështjeve të sigurisë, thonë se përdorimi i këtyre mjeteve ka kohë që është e ndaluar.

Megjithatë reagoi ministri i punëve të brendshme në qeverinë e Kosovës, Fatmir Rexhepi pas vdekjes së dy protestuesve duke dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Kryeministri Agim Çeku, kërkon që dorëheqja e ministrit të pasohet me një punë më efikse të organeve të rendit në mënyrë që të gjithë individët që kanë shkaktuar dhunë të dalin përpara organeve të drejtësisë.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut me seli në Prishtinë, ndërkohë ka bërë marrëveshje me policinë që të vëzhgojë të gjitha veprimet e policisë, gjatë protestave. Në një raport të kësaj organizate konstatohet se policia ndërkombëtare dhe ajo kosovare kanë tejkaluar autorizimet e veta dhe kanë përdorur dhunë të tepruar, ndaj protestuesve.

Zyrtarët e këtij këshilli shprehen se parë nga aspekti i të drejtave të njeriut, policia ka shkaktuar krim ndaj protestuesve. Ata thonë se dhuna e tepruar është manifestuar qoftë me përdorimin e tepruar të gazit lotsjellës, e deri tek përdorimi i plumbave të gomës si pasojë e të cilëve humbën jetën dy persona.

  • Data 13.02.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArYd
  • Data 13.02.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArYd
Reklamë