″Për të provuar kekun e Merkelit″ | Gjermania | DW | 28.08.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

"Për të provuar kekun e Merkelit"

Turma të mëdha njerzish ishin grumbulluar të shtunën dhe të djelën para ndërtesave qeveritarenë Berlin. Një herë në vit qeveria gjermane hap dyert për publikun e gjerë.

Merkel duke u takuar me vizitorët

Merkel duke u takuar me vizitorët

Të gjitha ministritë federale, 14 gjithsej si edhe kryeministria, pra zyra e kancelares dhe zyra e presidentit, i ftuan qytetarët të shikonin pas siparit të politikës. Disa ministra ishin të gatshëm t'u përgjigjeshin pyetjeve të qytetarëve. Edhe kancelarja Merkel ishte pranishme personalisht për të përshendetur publikun. Një ndjenjë e mrekullueshme të përshendesësh kaq shumë qytetarëtë vendit tënd brenda një dite, tha kancelarja. Edhe njerëzit vetë duket se ishin të kënaqur: "Dua të shikoj arkitekturën e ndërtesës dhe ndoshta shohim edhe zonjën Merkel, të shpresojmë," tha një grua që po priste në radhë gati një orë e gjysmë. Një burrë e formulon me pak humor: "Doja të provoja kekun me kumblla që na ka pjekur zonja Merkel." Jo kek, por nga një buzëqeshje u dhuroi kancelarja mysafirëve. 450 aktivitete të ndryshme u zhvilluan në të gjithë Berlinin. Në ministrinë e jashtme për shembull publiku mund të shihte edhe se si zhvillohen mbledhjet e reagimit në raste krizash, ndërsa për herë të parë këtë vit njerëzit e thjeshtë lejoheshin të merrnin pjesë në konferencën e shtypit të zëdhënësve të qeverisë. Ndërsa të rriturit vizitonin instiucionet, për fëmijët kishte lojëra të ndryshme përjashta. Një herë në vit qytetarët në Gjermani kanë mundësi të shohin se ku bëhet politika e të fitjonë një përshtypje personale nga e përditshmja e ministrave dhe e qeveritarëve. Në Berlin ky aktivitet zhvillohet për herë të tetë.
  • Data 28.08.2006
  • Autor Jens Shefer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqzf
  • Data 28.08.2006
  • Autor Jens Shefer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqzf