Për pacientët kosovarë edhe dy vjet kurim falas në Shqipëri | Politika | DW | 20.02.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Për pacientët kosovarë edhe dy vjet kurim falas në Shqipëri

Vetëm gjatë vitit 2003 në spitalet e Shqipërisë janë trajtuar 243 pacientë nga Kosova. Pjesa më e madhe e tyre dëshirojnë që analizat për sëmundjet si ato të zemrës, mushkërive dhe të tjera t'i bëjnë nën kujdesin e mjekëve të dëgjuar në Shqipëri. Për trajtimet e këtilla mjeksore, pacientët nga Kosova do të trajtohen falas të paktën edhe për dy vjet të tjera në bazë të një memorandumi që kanë nënshrkuar ministri i shëndetësisë i Shqipërisë Leonard Solis dhe homologja e tij në Kosovë Resmije Mumxhiu. Solis mendon se ky është vetëm hapi i parë i bashkëpunimit ndërkohë që komisionet përkatëse po punojnë edhe për projektet e tjera.
"Aty janë të parashikaura marrëdhëniet për shkëmbim eksperience mes të dy palëve", thotë ai. Ndërsa Mumxhiu përmend shkëmbimin e punës në lëmi të ndryshme, kërkime shkencore dhe projekte të tjera, praktika të studentëve dhe profesorëve.
"Mendojmë se Memorandumi i nënshkruar duhet të përsëritet edhe të plotësohet me kërkesa të tjera të domodsoshme", thotë ajo. Bashkëpunimi mes mjekëve të Shqipërisë dhe Kosovës arriti kulmin e tij në kohën e luftës së Kosovës, kur në spitalet e Shqipërisa janë kuruar me mijëra e mijëra bashkëkombas, pjesa më e madhe gra fëmijë dhe të moshuar. Prej dhjetë vjetësh Univerziteti i Tiranës pret studentë për përsosje nga Kosova.
  • Data 20.02.2004
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqvm
  • Data 20.02.2004
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqvm