Për një botë me më tepër drejtësi! Organizatat e rinisë katolike diskutojnë mbi globalizimin | Bota | DW | 18.08.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Për një botë me më tepër drejtësi! Organizatat e rinisë katolike diskutojnë mbi globalizimin

Ajo çfarë është për njërën palë shans, është për një palë tjetër rrezik. Kur diskutohet procesi i globalizimit mendimet ndahen. Kjo është një arsye më shumë për të rinjtë katolikë nga e gjithë bota, që të pozicionohen për globalizimin. Në Ditën Botërore të Rinisë në Köln organizatat rinore katolike shprehen mbi këtë proces dhe ju drejtuan kishës dhe rinisë me një apel solidariteti

Protesta kundër globalizimit

Protesta kundër globalizimit

Rreth një miliardë të rinj jetojnë në globin tonë, më shumë se dy tretat e tyre në vendet e Azisë dhe Afrikës. Shumica të prekur nga varfëria dhe uria, pa patur mundësi shkollimi dhe përkujdes shëndetësor. Kështu që Dita Botërore e Rinisë është një mundësi shumë e mirë për të diskutuar përtej kufijve kulturorë problemet e globalizimit. Këto probleme lindin nga rritja e ndërkontakteve mes ekonomive, kulturave dhe njerëzve. Ose thënë ndryshe nga marshimi i pandalur i globalizimit. Australianja, Margaret Brosnan nga Organizata Ndërkombëtare "Studentët e Rinisë Katolike" është e mendimit: Në procesin e globalizimit kërkohet mendimi i të rinjve, si të krishterë ashtu dhe katolikë. Duhet që ne të shkëmbejmë mendimet me të rinjtë e tjerë, miqtë tanë. Ne duhet të organizohemi me komunitete të tjera. Me qëllim që të arrijmë synimin, që njerëzit të trajtohen me dinjitet.

Nëse mendësia dhe lidhja globale rriten si pasojë e globalizimit, nuk rritet siguria globale. Kështu mendojnë të rinjtë katolikë. Në vend të saj në të gjitë botën po rriten varfëria, shkatërrimi i mjedisit, shkelja e të drejtave të njeriut, fundamentalizmi fetar, dhuna dhe terrorizmi. Zobel Behalal nga Kameruni është i sigurtë:
Ne nuk mund të ndryshojmë rritjen e diskriminimit, për shkak të padrejtësisë sociale, hendekut mes të varfërve dhe të pasurve. Të varfërit bëhen më të varfër dhe të pasurit gjithnjë e më të pasur. Kjo është një arritje e gloablizimit. Pikërisht këtë duhet të ndryshojmë.

Pasojat negative të globalizimit nuk duken vetëm në vendet në zhvillim, por edhe në vendet e pasura si Gjermania. I këtij mendimi është edhe Wolfgang Finke nga organizata gjermane e rinisë katolike:
Finke: Unë mendoj, se globalizimi prek çdo vend, sepse çdo vend i ndjen pasojat e tij. Gjermania është e prekur konkretisht nga globalizimi dhe kjo duket në shifrat e larta të papunësisë. Të rinjtë përpiqen të gjejnë mundësitë e punësimit. Por një moment i rëndësishëm që duhet përmendur këtu, është pasiguria, se si do të jetë e ardhmja e punësimit të tyre. Kështu që tek të rinjtë jo vetëm në Gjermani, por kudo ka një ndërgjegjësim më të fuqishëm për drejtësinë dhe padrejtësinë në botë, si edhe përsa i përket shpërndarjes së vlerave materiale.

Organizatat e rinisë katolike janë të mendimit, se në botë duhet të jetë më shumë drejtësi, dhe kështu ajo do të ketë edhe më e sigurtë. Shpresa e tyre është që shumë nga pelegrinët të marrin me vete përvojën e këtyre ditëve në shtëpitë e tyre.

  • Data 18.08.2005
  • Autor Stefan Dege
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOM
  • Data 18.08.2005
  • Autor Stefan Dege
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOM
Reklamë