Për më shumë vetëvendosje | Gjermania | DW | 29.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Për më shumë vetëvendosje

"Kongresi i qyteteve gjermane" mbushi 100 – vjetorin e krijimit

Bashkiakët protestojnë: Komunat mbytur në borxhe

Bashkiakët protestojnë: Komunat mbytur në borxhe

Largimi i mbeturinave, pastrimi i rrugëve, ndërtimi i tramvajit dhe i teatrove, të gjitha këto janë detyra që i takojnë qytetit, por nuk është gjithmonë diçka e lehtë. Jo rrallë komunave gjermane u shkurtohet buxheti më shpesh në krahasim me landet dhe federatën. Në mënyrë që qytetet t'i përfaqësojnë interesat e tyre në mënyrë të koordinuar, para Bundestagut, këshillit Federal dhe Bashkimit Evropian ekziston qytetet gjermane janë bashkuar në një shoqatë të përbashkët, që quhet Kongresi i Qyteteve Gjermane. Organizata që ekziston që përmbledh 4.700 qytete, shenoi te djelen 100-vjetorin e krijimit.

100 vjet më parë filluan të lundronin nëndetëset e para gjermane dhe perandori Vilhelmi II do të përpiqej të lidhte në Marok marrëdhënie tregtare me Gjermaninë. Në fillim të shekullit të 20-të tregtia e Jashtme dhe Ekonomia e perandorisë gjermane u bënë gjithmonë e më të sukesshme. Natyrisht që jo pa pasoja në popullsi, e cila u rrit gjithnjë e më shumë dhe njerzit sa vinin e popullonin qytete.

Qytetet e mëdha lindën, ato filluan të bëheshin gjithmonë e më të rëndësishme në aspektin ekonomik, por edhe problemet e tyre sociale, sa vinin e shtoheshin. Kriminaliteti, papunësia, rrugët e papastra, etj., këto ishin problemet, me të cilat duhet të merreshin metropolet e sapongritura. Dhe kjo shumë shpesh kundër interesave të ekonomisë dhe perandorisë. Problemet më së miri mund të përballoheshin bashkarisht, Kjo ishte e qartë për të gjithë politikanët komunalë. Në këtë mënyrë, bashkitë e disa qyteteve, më 27 nöntor të vitit 1905 u mblodhën për herë të parë në Berlin në një kongres, që do tö njihej me emrin "Kongresi i Qyteteve Gjermane".

Disa prej 144 qytetet antare të kongresit të atëhershëm kishin qenë në një farë mënyre që më parë të organizuara me njëra-tjetrën. Tani ato u bënë bashkë, duke ftuar edhe antarë të rinj, për të këmbyer përvojën dhe këshilluar njëri-tjetrin për problemet e ndryshme. Njëra nga temat kryesore është vetëadministrimi komunal: "Vetëadministrimi komunal është i garantuar me kushtetutë," sqaron Fritz Shpringer. Sipas tij, qytetet mund të vetëvenosin për shembull për planifikimin, organizimin, personelin dhe financat. Një qytet pra mund të vendosë vetë, në se ka nevojë për një tramvaj të ri apo jo, një teatër të ri, shtëpi të reja, ose se si do të jetë rregulluar mbledhja e plehrave. Një nga burimet kryesore të të ardhurave të qyteteve, tatimet mbi bizneset, janë gjithashtu në dorë të administratës së qyteteve."

Infrastruktura duhet të zgjerohet, të nxitet më shumë sektori kulturor dhe pikërisht janë këto probleme, të cilat i mbron kongresi i qyteteve gjermane kundrejt Këshillit Federal, Bundestagut dhe Bashkimit Evropian. Shoqata dëshiron të ketë të drejtë më aktive për të ndikuar legjislacionin gjerman, siç thekson Fritz Shpringer.

Problemi kryesor i kongresit mbeten paratë e pakta në arkat e qyteteve. Gjendja e vështirë financiare e Federatës dhe Landeve rëndon shumë shpesh edhe mbi komunat. Fritz Shpringer thotë, se qyteteve vazhdimisht u jepen detyra mbi supe, të cilat nuk janë të detyruara t'i bëjnë, pa u shtuar fondet përkatëse. Kongresi kërkon mjete financiare për këto detyra shtesë dhe për sigurimin e financave të komunave.

  • Data 29.11.2005
  • Autor Ana Pasov
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar2A
  • Data 29.11.2005
  • Autor Ana Pasov
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar2A