Për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik | Ekonomia | DW | 15.04.2010
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Ekonomia

Për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik

Në kuadër të vizitës së delegacionit të Shqiperisë në Maqedoni, të udhëhequr nga presidenti i shtetit Bamir Topi, në Shkup u mbajt biznes forumi maqedono-shqiptar me afaristë nga të dy shtetet.

Presidenti i Maqedonisë Gjorgi Ivanov përshëndet Presidentin e Shqipërisë Bamir Topi

Presidenti i Maqedonisë Gjorgi Ivanov përshëndet Presidentin e Shqipërisë Bamir Topi

Në Shkup është mbajtur Forumi ekonomik Maqedoni-Shqipëri, në të cilin janë shkëmbyer përvoja të afaristëve nga të dyja vendet për mundësitë e investimeve në të dyja anët e kufirit. Qeveritë e të dyja vëndeve kanë realizuar një sërë reformash në drejtim të lehtësimit të këmbimit tregëtar midis dy vendeve, por rezulatet akoma mungojnë. Presidenti i Maqedonisë Gjorgji Ivanov dhe ai i Shqipërisë Bamir Topi me konstatim të përbashkët thonë se marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve në krahasim me ato politike po shënojnë ngecje. Afaristët kanë premtuar se kjo gjendje do të përmisohet në të ardhmen .

Mazedonischer Präsident Gorge Ivanov und US Vize-Außemninister James Steinberg

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov

Presidenti i Maqedonisë Gjorgji Ivanov vlerëson se marrëdhëniet e mira politike midis dy vendeve paraqesin bazë të shëndoshë për intesifikimin e bashkëpunimit ekonomik.

“Marrëveshtja për bashkëpunim tregtar të vendeve të Evropës Qendrore dhe Jugore “CEFTA” është një kornizë e mirë për shtrirjen e biznesit në të dyja anët e kufirit”, vlerëson Ivanov.

Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi para afaristëve foli për projekte konkrete, që lidhen me Koridorin 8.

“Unë jam i besimit që bisnesi shqiptar dhe maqedonas ka hapësira të mjaftueshme për t'i zhvilluar ato. Ndonjëherë ne gjejmë rrugët më të lehta dhe diskutojmë vetëm për turizmin, i cili padyshim se është i rëndësishëm, mirëpo vendet tona kanë mundësi të jashtëzakonshme për të zhvilluar mjaft sfera të veprimtarive prodhuese”, ka thënë presidenti Bamir Topi

Bamir Topi

Presidenti i SHqipërisë, Bamir Topi

Vasko Janevski, përfaqësues i kompanisë Vitaminka nga Prilepi, thotë se afërsia e tregut shqiptar është e një rëndësie të veçantë për afaristët nga Maqedonia.

“Shqipëria si një vend me zhvillim të shpejtuar ekonomik, paraqet potencial të fuqishëm për plasmanin e prodhimeve nga Maqedonia”.

Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së tregtisë dhe industrisë në Tiranë, thotë se po merren të gjitha masat për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.

“Mund të themi se tani ka investitorë shqiptarë, që operojnë në Maqedoni. Konkretisht është fusha e hotelierisë dhe ndërtimit, por ajo çka ne mendojmë dhe duhet të promovojmë janë resurset, që ofrojnë qoftë Shqipëria, apo qoftë Maqedonia sidomos në prodhimet blektorale”.

Nikolin Jaka

Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së tregtisë dhe industrisë në Tiranë

Kompania “Kastrati” nga Shqipëria ka tre vite që fushëveprimin e saj afarist e ka shtrirë në Maqedoni. Përveç fushës së sigurimeve, kjo kompani do të zgjerojë investimet tjera në Maqedoni.

“Do t'i zgjerojmë investimet tona në ndërtimtari dhe hidrokarbure dhe do të shohim mundësinë e investimeve të tjera, deri tani jemi të kenaqur me punën që kemi bërë në Maqedoni”, thotë Shefqet Kastrati president i kompanisë.

Përfaqësuesi i kompanisë “ARB komerc” Menderez Kuqi nga Tetova thotë se biznesi i tyre shtrihet në të gjitha vendet e rajonit. Por në përditshmëri ata përballen me vështirësi të natyrave të ndryshme.

“Politika po shkon një hap para biznesit, përderisa më parë ka qenë ndryshe. Njerëzit nuk e shohin një gjë, që e kanë afër duke u mundur të shohin atë, që e kanë më larg, kemi marrë synim Kinën, Indinë e edhe më larg, por nuk shohim ate, që kemi pranë”.

Kompania “Bentikum” nga Kumanova merret me prodhimin e detergjenteve . Ata janë të interesuar për të hyrë në tregun shqiptar shprehet Nazmi Ejupi, president i kompanisë. Ai pret edhe ndihmë nga shteti.

“Lehtësime së paku doganore, procedura të jetë më e përshpejtuar për të depertuar prodhimi në vendin e duhur”.

Afaristët nga Shqipëria dhe Maqedonia në të ardhmen presin rezultate konkrete nga shkëmbimi i përvojave nga ky bisnes forum.

Autor: Fatos Musliu

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 15.04.2010
  • Autor Angelina Verbica
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/MxAW
  • Data 15.04.2010
  • Autor Angelina Verbica
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/MxAW