Për integrimin e muslimanëve në Gjermani duhet bërë më tepër, por nuk duhet harruar një kontrroll më efektiv | Gjermania | DW | 17.11.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Për integrimin e muslimanëve në Gjermani duhet bërë më tepër, por nuk duhet harruar një kontrroll më efektiv

Ngjarjet në Holandë të shkaktuara pas vrasjes së regjisorit Theo van Gogh kanë bërë që shumë njerëzve në Evropë t'u shtohen edhe më tepër paragjykimet ndaj muslimanëve. Sondazhet e organizuara në disa vende të Evropës, përfshi edhe Gjermaninë, treguan se shumica e njerëzve e lidhin islamizimin me terrorin dhe fundamentalizimin. Edhe në Gjermani politika po përpiqet të nxjerrë mësime pas ngjarjeve në Holandë. Kështu politikanët gjermanë mendojnë se mësimi i fesë islame nëpër shkolla i zhvilluar në gjermanisht dhe i kontrrolluar prej shtetit do të shërbente mjaft mirë për integrimin e muslimanëve.

Vizitë e nxënësve gjermanë në një xhami

Vizitë e nxënësve gjermanë në një xhami

Në kuadrin e debateve për integrimin e mulsimanëve në Gjermani kryetarja e Këshillit për Emigrimin dhe Integrimin e të huajve Rita Süssmuth u shpreh kundër shpalljes ditë feste të një feste muslimane në Gjermani. Edhe politikanë të partive të tjera e hodhën poshtë këtë ide të politikanit të gjelbër, Christian Ströbele.

"Ne i respektojmë festat e bashkësive fetare që jetojnë në Gjermani. Po askujt në një vend musliman arab nuk do t'i shkonte ta hidhte sa për diskutim idenë për kremtimin e një feste kristiane." - tha Süssmuth.

Politikani i partisë ekologjike Strëbele ishte shpreh për shpalljen e ditë feste të një prej festave të muslimanëve dhe kërkoi që si kompensim nga kalendari të hiqet një prej festave të krishtera. Këtë ide ai mbrojti në kuadër të diskutimeve që kanë nisur pas ngjarjeve në Holandë.

Rezistencë ndaj idesë së politianit Strëbele pati edhe brënda radhëve të partisë së tij. Ajo u klasifikua si jo e aftë për të zgjidhur problemet konkrete, por vetëm si një debat simbolik.

Përfaqësuesit e partive kristian-sociale theksuan edhe një herë se rrënjët e kulturës dhe jetës gjermane janë tek kristianizimi dhe se ditët e festave duhet të pasqyrojnë pikërisht këtë traditë.

Të gjithë politikanët janë të mendimit se duhet bërë më tepër për integrimin e muslimanëve, por përmes një kontrrolli më efektiv. Politikanët e pozitës dhe të opozitë kërkuan që në shkollat gjermane të futet mësimi i fesë, i kontrrolluar prej shtetit dhe që duhet të zhvillohet në gjuhën gjermane. Ministri gjerman i Punëve të Brendëshme, Otto Schilly, theksoi se vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet një kontroll efektiv dhe një integrim më i mirë: "Do të ishte mirë që edhe muslimanët të përdorin gjithnjë e më tepër brënda bashkësisë së tyre gjuhën gjermane, sepse në këtë mënyrë mund të integrohen më mirë në kulturë."

MPB Schilly u shpreh se do të marrë edhe masa, në mënyrë që të krijohen kushtet që xhamitë në të cilat predikohet urrejtja ndaj të tjerëve të mund të mbyllen edhe më shpejt se deri tani. "Në rast se ne konstatojmë në mënyrë të përsëritur se nëpër xhami predikohet urrjetja, atëhere nuk duhet të kemi frikë që t'i mbyllim ato, sepse nuk mund ta lejojmë një gjë të tillë."

Kryetari i bashkësisë turke në Gjermani, Haki Keskin, tha se "nuk duhet që këto hapa të kryhen në mënyrë të tillë, që të krijohet përshtypja sikur ndaj të gjithë muslimanëve varet hija e dyshimit."



  • Data 17.11.2004
  • Autor Pandeli Pani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar5O
  • Data 17.11.2004
  • Autor Pandeli Pani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar5O