Për herë të dytë gjermanë të kidnapuar në Irak | Gjermania | DW | 25.01.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Për herë të dytë gjermanë të kidnapuar në Irak

Vetëm një muaj mbas lirimit të arkeologes Suzane Osthof, në Irak janë rrëmbyer dy inxhinjerë gjermanë. Ministria e jashtme gjermane ka ngritur shtabin e krizës

Shtajnmajer (majtas) në shtabin e krizës

Shtajnmajer (majtas) në shtabin e krizës

"Mund t'ju konfirmoj që dy shtetas gjermanë kanë humbur në Irak. Prej kësaj kemi arritur në përfundimin që dy gjermanët janë rrëmbyer. Bëhet fjala për bashkëpunëtorë të një firme nga Lajpcigu", - më shumë nuk dinte ç'të thoshte ministri gjerman i punëve të jashtme, Frank Valter Shtajnmajer, të martën në mbrëmje në Berlin. Ai premtoi, se do të bëjë ç'është e mundur që dy të rrëmbyerit të kthehen shëndoshë e mirë në shtëpi.

Dy inxhinjerët kishin shkuar në Irak vetëm për një kohë të shkurtër, për të instaluar disa makineri në një fimë arabe, me rezidencë në Beixhi, qytet ky që ndodhet afro 200 kilometra në veriperëndim të Bagdadit. Sipas burimeve irakene, kidnapuesit kishin qenë të armatosur dhe të veshur me uniformë ushtarake. Ata kishin rrethuar autoveturën, në të cilën ishin tre gjermanët, njërin prej të cilëve e kishin lënë të lirë, pasi e kujtuan për arab.

Ambasada gjermane në Bagdad pat marrë të martën në mëngjes një telefonatë misterioze, ku njoftohej për rastin e kidnapimit. Se cilat janë motivet dhe kërkesat e pengmarrësve, nuk dihet ende. Qeveria gjermane u bëri thirrje edhe një herë afro 100 gjermanëve që ndodhen në Irak, që të largohen nga vendi.

Është hera e dytë, që kur u rrëzua rregjimi i Sadam Huseinit, që në Irak rrëmbehen shtetas gjermanë. Rasti i parë ishte ai i arkeologes 43 vjeçare Suzane Osthof, e cila ishte marrë peng në fund të nëntorit dhe u lirua pas gati katër javësh, më 18 dhjetor. Shtajnmajer ka kritikuar median, që pat raportuar se për lirimin e saj ishin paguar shuma të mëdha parash.

  • Data 25.01.2006
  • Autor Anila Shuka, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar1U
  • Data 25.01.2006
  • Autor Anila Shuka, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar1U