1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përvjetori i koalicionit të madh

23 Nëntor 2006

Njëvjetori i qeverisjes së Gjermanisë prej kancelares Angela Merkel është një prej temave më të preferuara në komentet e gazetave të sotme gjermane.

https://p.dw.com/p/Armr
Fotografi: AP

E përditshmja "Ostsee Zeitung" shkruan:

"Pas të gjithë peripecive në nxjerrjen e ligjit për barazi, ligjit për mbështetjen financiare të prindërve dhe reformën e shëndetësisë, për kancelaren kishte edhe lule. Lulet u dhuruan para së gjithash për faktin se ajo ia doli të krijojë një koalicion të partnerëve të pabarabartë. Koalicioni i madh ka nxjerrë në rrugën e duhur shumë gjëra të domosdoshme në këto 365 ditët e kaluara. Mirëpo në të shumtën e rasteve kishte vetëm tentativa. Kancelarja është prezantuar dje si një administratore e emëruesit më të vogël të mundshëm të përbashkët. Ajo na mbetet borxh sa i pëket rezultateve dhe projekteve të mëdha. Angela Merkel ka harruar nëntë landet e reja të Gjermanisë. Fatkeqësisht, sepse ato nuk e kanë merituar një gjë të këtillë", shkruan gazeta që botohet në qytetin lindor të Gjermanisë, në Rostok.
Po si shikohen rezultatet e kancelares Merkel në pjesën perëndimore të vendit, më konkretisht në Bilefeld.

Gazeta "Neue Westfälische" e lidh përvjetorin e parë të saj me debatin për buxhetin e vitit të ardhshëm:

"Përkundër të dhënave të kënaqshme ekonomike, në debatin për buxhetin e ardhëshëm nuk duhet të festohet. Ndoshta kjo ka të bëjë me duartrokitjet e zbehta që vinin nga bankat ku në Bundestag ulen socialdemokratët. Por edhe këto imtësira tregojnë se sa të huaj për njëri tjetrin janë unioni dhe socialdemokratët, edhe pas një viti koalicioni të përbashkët", pohon gazeta "Neue Westfälische".

Nga Bielefeld-i kalojmë në Hajdelberg ku botohet e përditshmja "Nord - Necktar - Zeitung" dhe lexojmë:

"Merkel e di se, cilat janë mangësitë e saja. Mangësitë gjenden në koalicionin e panatyrshëm, në dobësitë e partnerëve gati të barabartë dhe në fuqinë e forcave kundërshtare brenda Unionit. Mirëpo sa më gjatë që ajo mbijeton në postin e kancelares, më të dobëta do të jenë forcat që e bllokojnë. Kjo edhe për faktin se Rütgers, Koch, Oetinger dhe të tjerët do të kenë nevojë për të prezantuar kancelaren e tyre. Në qoftë se duan ti fitojnë zgjedhjet në landet e tyre", konstaton gazeta nga Hajdelbergu.

"Kölnische Rundschau", kërkon që realiteti të shikohet me sy hapur.

"Debati për buxhetin e ardhshëm në koalicionin e madhe u përshkua nga vetëlavdërimet dhe realiteti i hidhur. Mirëpo nuk ka asnjë shkas për gjëra të tilla. Rezulatet e ekipit të Angela Merkel nuk janë aq të mira, sa që të urosh për arritjet e mëdha. Ndërkohë që koalicioni nuk ka nevojë për tërheqje. E vërteta është se koalicioni u dëshmua më i mirë se sa nami i tij, por është shumë larg prej asaj që është shpresuar në fillim".

Kthehemi në Bon dhe ndërrojmë temë. Gazeta "General Anzeiger" e ish - kryeqytetit të Gjermanisë, i referohet fjalëve të presidentit Horst Köhler në përvjetorin e koalicionit të madh.

"Midis Berlinit dhe Bochum-it ka vetëm rreth 500 kilometra rrugë, por këto dy qytete paraqiten si botëra të ndryshme. Përderisa partitë në koalicion flisnin në Bundestag për sukseset e tyre, ndërsa opozita paraqitej me një retorikë radikale, presidenti Köhler përshkarunte vendin me tone që do të jethojnë në veshët e elitës politike në Berlin. Köhler nuk fliste nga dëshira për konflikte. Edhe më qartë thënë: në disa projekte koalicioni i madh është kthyer mbrapa në krahasim me kohën e reformave të përgjithëshme të kancelarit Schröder. Politika që do të përfitojë nga rritja ekonomike, nuk mund t'i lejojë vetes gjëra të këtilla. Në konkurrencën ndërkombëtare, Gjermania ende nuk është në nivelin e duhur. Për këtë shkak presidenti frenon euforinë e treguar në Bundestag", thuhet në komentin e gazetës General Anzeiger.