1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përsa i përket strategjisë ushtarake jemi vendi më transparent i botës - Kina e indinjuar për raportin amerikan

19 Gusht 2010

Kina reagoi me zemëratë ndaj raportit të fundit të SHBA-së për politikën kineze të armatimit. Pentagoni shprehu të hënën (16.08) shqetësimin për rritjen e fuqisë ushtarake të Kinës

https://p.dw.com/p/OqsS
Kina prezanton teknikën me moderne të armatimitFotografi: AP

Raporti amerikan nuk i bën mirë marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve, thuhet në një deklaratë të Ministrisë kineze të Mbrojtjes. Raporti injoron, siç thuhet, "faktet objektive". Kina është në rrugën e një zhvillimi paqësor dhe i është përkushtuar një politike defensive kombëtare mbrojtëse.

Qysh në fund të korrikut zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Geng Yansheng, mbrojti politikën kineze të armatimit:

China 60 Jahr Feiern
Paradë ushtarake në Pekin me 60 vjetorit të themelimit të RepublikësFotografi: AP

"Zhvillimi ynë ushtarak është modest. Ne dëshirojnë të harmonizojmë zhvillimin ekonomik me zhvillimin e mbrojtjes sonë. Buxheti ynë ushtarak është gjithnjë i arsyeshëm dhe i matur. Në vitet e fundit ai arrinte 1,4 përqind të produktit të brendshëm bruto. Në shumë vende të tjera kap dy deri katër përqind."

Ekspertët e pavarur: Kina investon për ushtrinë më tepër nga sa dëshmon

Por ekspertë të pavarur pohojnë se shpenzimet e vërteta të Kinës për qëllime ushatarake janë më të larta, se ata që dëshmohen në buxhetin e mbrojtjes. Sipas tyre Kina zhvillon nëndetëset, stacionon raketa me rreze të mesme veprimi dhe raketa kruiz.

China 60 Jahr Feiern Symbolbild
60 vjetori i shpalljes së Republikës PopulloreFotografi: AP

Në paradën e madhe ushtarake me rastin e 60 vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës tetorin e kaluar Kina prezantoi teknikën me moderne të armatimit. Kina ka modernizuar dhe zgjeruar edhe armët e saj bërthamore në vitet e fundit, pohojnë ekspertë të institutit të Stockholmit për paqen dhe hulumtimin e konflikteve. Edhe kritika për mungesë transparence nuk dëgjohet e lartë vetëm në Uashington.

Por ushtarakët kinezë i hedhin poshtë. Për shembull Konteradmiral Yang Yi i Universitetit të Mbrojtjes në Pekin.

"Për kritikën amerikane nuk ka bazë. Sepse transparencë nuk ka vetëm në planifikim, por edhe në strategji dhe politikë ushtarake. Përsa i përket strategjisë ushtarake, Kina është vendi më transparent në botë. Shikoni strategjinë tonë nukleare. Amerikanët nuk thonë kurrë, se në çfarë kushtesh do t'i përdornin armët bërthamore, por ne kemi thënë qartë, se ne heqim dorë nga përdorimi të parët i armës bërthamore, kjo është transparenca më e madhe."

Taiwan Rakete
Kina e zemëruar për furnizimin e Tajvanit me armë amerikaneFotografi: AP

Replikat ndërmjet Uashingtonit dhe Pekinit vazhdojnë prej kohësh

Ato nuk kanë filluar me raportin e fundit të Pentagonit. Në fillim të vitit Kina ndërpreu kontaktet ushtarake në shenjë zemërimi për furnizimin e Tajvanit me armë amerikane. Ditët e fundit ekspertë ushtarakë kinezë akuzuan SHBA për shkak të manovrave të përbashkëta me Korenë e Jugut në Detin e Verdhë dhe atë Japonez. Amerikanët, thuhet në Pekin, ndjekin politikën e frenimit të Kinës, ndërsa vetë e zgjerojnë gjithnjë e më shumë prezencën e tyre në Paqësor.

Autor: Ruth Kirchner/Angjelina Verbica

Redaktoi: Esat Ahmeti