1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përparime premtuese, por shpresa të pakta për në BE

Bernd Riegert11 Prill 2006

Në Luksemburg u diskutua për Moldavinë. Në përfundim të takimit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian, Këshilli për bashkëpunim zhvilloi bisedime edhe me kryeministrin komunist të Republikës së Moldavisë, Tarlev

https://p.dw.com/p/ArBO
Chisinau,Moldavi
Chisinau,MoldaviFotografi: DW

Kryeministri i Moldavisë, Vasil Tarlev, i cili e mori këtë post para një viti nga zgjedhje relativisht demokratike, ka marrë nga Presidenca e Bashkimit Europian një vlerësim pozitiv. Ministrja e jashtme austriake, Ursula Plasnik, lidhur me këtë tha: “Ne mundëm të vëmë re përparime në reformat e drejtësisë dhe në fushën e të drejtave të njeriut dhe e inkurajojmë Moldavinë me këtë hap për të shkuar edhe me tej përpara“.

Bashkimi Europian më këtë vend të vogël, por me 4,6 milion njerëz, që shtrihet, mes Rumanisë dhe Ukrainës, ka vendosur një marrëveshje asocimi, që i ofron Moldavisë lehtësira në drejtim të tregëtisë, si një vend ne zhvillim.

Moldavia është një vend me të ardhura zyrtare vjetore për kokë vetëm me 760 dollarë duke e rreshtuar si një nga vendet më të varfëra në Europë. Komisarja e Bashkimit Europian për politikë të jashtme, Benita Ferrero-Valdner vuri në pah sukseset e arritura. “Është e vërtetë që Moldavia ka shënuar sukses në reformat ekonomike dhe strukturore. Prandaj Moldavia ka favorin që të dalë në tregun europian. Momentalisht tregtia me Ukrainën dhe Rusinë është e komplikuar. Sot Moldavia si një vend kryesisht bujqësor është e varur nga kreditë e Fondit Monetar Nderkombetar.

Ndërsa, kryeministri komunist Vasil Tarlev, shprehu qëndrimin e vendit të tij për një anëtarësim në BE: “Moldavia dhe qytetarët moldavë dëshirojnë të jenë në Bashkimin Europian. Integrimi në Europë është qëllimi përfundimtar i yni në politikën e përbashkët të brëndshme dhe të jashtme. Eshtë shumë herët për një datë të përcaktuar për një hyrje në BE. Kur ne t’i kryejmë të gjitha detyrat do të na duhet shumë kohë“, tha Tarlev.

Ministrja e jashtëme e Austrisë, Plasnik bëri të qartë ndër të tjera se një udhëtim pa vizë për në vendet anëtare të BE, qytetarëve moldavë nuk do t'u jepet shpejt. Kjo mund të lihet për tu shqyrtuar, ndoshta vitin tjetër: “Ne po mundohemi, të dyja palët, që zhvillimi të jetë sa më konstruktiv dhe këtu një rol të vecantë do të luajë bashkëpunimi në kontrollin e kufijve, kundër korrupsionit dhe organizatve kriminale. Kjo është edhe një pikat, me të cilën ne po punojme edhe me partnerin rumun“.

Bashkimi Europian ka investuar, qysh prej pavarësisë së Moldavisë, 250 milion Euro.