1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

080810 Ostdeutschland Hochwasser

8 Gusht 2010

Reshjet e fuqishme në Lindje të Gjermanisë si dhe në Poloni, e në Çeki kanë shkaktuar përmbytje.

https://p.dw.com/p/Oeyp
Qyteti Ostric pranë Gërlicit në Saksoni, pamje 8 gusht 2010
Qyteti Ostric pranë Gërlicit në Saksoni, pamje 8 gusht 2010Fotografi: AP

Si pasojë e reshjeve të fuqishme në Lindje të Gjermanisë në Poloni dhe në Çeki janë shkaktuar përmbytje duke krijuar situatë të vështirë për banorët e zonave. Nga çarja e digave në pjesën polake dhe nga vala e vëshrimit të ujit në nivelin shtatë metra janë përfshirë edhe zonat përgjatë lumit Neise në Gjermani. Disa fshatra e qyteza ndodhen nën ujë dhe rrugët janë bllokuar. Deri tani numri i viktimave nga përmbytjet ka arritur në 8 vetë.

Më parë reshjet e dendura të shiut dhe çarja e një dige në liqenin Vitka në kufi me Poloninë, shkaktuan ngritjen e nivelit të lumit Neise mbi shtatë metra. Niveli normal është 1,7 metra. Niveli i ujrave të Mandaut, një degëzim i lumit Neise në Citau të Saksonisë, është normalisht 30 cm. ndërkohë niveli ka arritur në shtatë metra.

Vërshimi në lumin Neise brigjet e polake
Vërshimi në lumin Neise brigjet e polakeFotografi: picture alliance/ZB

Banorët befasohen nga vërshimi - Sasia e reshjeve brenda një dite 70 litra për metër katror

Shumica e banorëve u befasuan nga vërshimi i ujit. Kryebashkiaku i Görlitz-it, Joachim Paulick u shpreh: "Ishte një shpejtësi e paimagjinueshme. Niveli i ujit u rrit brenda një gjysmë ore. Në një situatë të tillë jeta e njeriut dhe shpëtimi i njerëzve ka prioritet para shpëtimit të sendeve materiale. Nuk kishte më kohë të mbusheshin thasë me rërë."

Udo Goldmann një banor i zonës përshkruan situatën: "Brenda një ore nivelin i ujit në shtëpinë time arriti një metër. Uji vërshoi duke depërtuar me furi nga një portë e pasme dhe nuk mund të shpëtohej më asgjë." Në qilarin e një shtëpie tjetër tre vetë u përpoqën më kot të shpëtojnë plaçkën e mallin e tyre prej ujit, ata nuk mundën më të dalin nga qilari dhe u mbytën. Në Gërlic u dha alarmi i katastrofës, pasi në qytetin polak fqinj u ça diga. Një njeri u përfshi nga masa e ujit dhe nuk mundi të shpëtojë.

Shumë banorë kanë mbetur të izoluar prej ujit dhe tani ka nisur evakuimi i tyre. Një zëdhënëse e shtabit të luftës kundër katastrofave njoftoi, se ekipet e shpëtimit kanë evakuuar në qarkun Gërlic rreth 1500 vetë. Masat e evakuimit po vazhdojnë.

Autor: Florian Eckardt / Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Eliana Xhani