1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përfshirë prej krizës ekonomike

14 Prill 2009

Forumi Ekonomik Botëror për Amerikën Latine

https://p.dw.com/p/HWdQ
Kriza financiare dhe Amerika e JugutFotografi: DW Montage/AP

Të martën (14.04.2009) fillon në Rio De Zhaneiro takimi treditor i Forumit të Ekonomisë Botërore për Amerikën Latine. Organizatat e pavaruara ndërkombëtare me seli në Zvicër së bashku me qindra përfaqësues nga politika , ekonomia dhe shoqëria civile do të konsultohen për t' i hapur rrugën një të ardhmeje më të mirë. Kriza botërore ekonomike do të jetë edhe në Rio në qendër të diskutimeve.


Presidenti i Brazilit Lula da Silva, ai i Kolumbisë Alvaro Uribe dhe Oscar Arias nga Kosta Rika do të diskutojnë në forum me ekspertë të ekonomisë dhe të sipërrmarjeve nga rreth 40 vende lidhur me pasojat e krizës në Amerikën Latine. Qëllimi i pjesëmarrësve është të gjejnë edhe rrugëdaljet nga kriza e sektorit privat.


Unabhängigkeitstag Kolumbien: Brasiliens Präsident Lula mit Popstar Shakira und kolumbianischen Präsidenten Uribe
Presidentët e Barizilit dhe Kolumbisë: Luiz Inacio Lula da Silva dhe Alvaro Uribe me këngëtaren kolumbiane Shakira. (verë 2008)Fotografi: AP

Forumi i Ekonomisë Botëorore për Amerikën Latine përfundon pikërisht një ditë para fillimit të samitit të Amerikës në Trinidad dhe Tobago, ku krerë shtetesh si Barack Obama nga SHBA-ja do të kërkojnë zgjidhje për problemet në hemisferën perëndimore. Rrugëdalja nga kriza ekonomike është po ashtu tema kryesore e takimit në Rio, ku nuk do të lihen jashtë vëmendjes as kushtet e veçanta të Amerikës Latine. Sepse edhe këto vende në një farë mënyre do të preken nga kriza.

“Problemi i vërtetë nuk është se Amerika Latine është kontinenti më i varfër dhe se ne jemi vendet, ku më së shumti dallohet pabarazia . Ne jemi në krizë, por 90 për qind e prodhimit rajonal bruto realizohet tani përmes investimeve. Kjo është e pashembullt. Unë flas këtu për Brazilin, Kolumbinë Perunë dhe Kilin. Sistemi bankar në të gjitha këto vende është më i kapitalizuar se në Perëndim. Tregu i brendshëm në këto vende dëshmon se ka mundësi zhvillimi, që shërbejnë si një instrument kundër reduktimit të eksporteve që diktohet prej krizës.”, thotë Emilion Lozoya, drejtori i Forumit të Ekonomisë Botërore për vendet latino-amerikane. Gjatë takimit të katërt të këtij niveli ai do të nxisë diskutimin mbi tri çështje të mëdha midis rreth 550 sipërmarrësve, eskpertëve të ekonomisë dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe të politikës.


Symbolbild Lateinamerika
Fotomontazh mbi temën Amerika LatineFotografi: picture-alliance/ Bildagentur Huber/ Uwe S. Meschede

E para: sa preket Amerika Latine heterogjene prej krizës. Një vend si Brazili, që varet shumë nga prodhimi bujqësor e ndien ndryshe krizën nga Meksika , e cila varet fuqishëm nga tregtia me Shtetet e Bashkuara. Së dyti: do të debatohet se si sipërmarrjet mund të vendosin bazën e të ashtuquajturit cikli i zhvillimit „të gjelbër“. Vendet amerikano-latine mund të përfitojnë nga potenciali i burimeve të veta. Së treti: pjesëmarrësit do t' i kushtojnë vëmendje të veçantë çështjes se ç'rol mund të luajë sektori privat në zhvillimin ekonomik. Në Amerikën Latine, siç thonë organizatorët e Forumit, është mbështetur veçanërisht dialogu mes përfaqësuesve të qeverisë dhe sektorit privat.


Alessandro Teixiera nga agjencia APEX (Agjencia braziliane për Nxitjen e Eksportit dhe të Investimeve)thekson: “ Para dhjetë vjetësh numëroheshin me gisht ndërmarrjet ndërkombëtare në Amerikën Latine. Sot ka një numër pafund syresh në Brazil, Meksikë, Kolumbi, Argjentinë dhe në Kili. Unë shpresoj, që ky takim do të japë një sinjal, se Amerika Latine është një vend i rëndësishëm për zhvillimet ekonomike dhe sociale.”


Nuk është rastësi që Brazili u zgjodh si vendi organizator i Forumit të Ekonomisë Botërore për Amerikën Latine 2009 thotë Emilio Lozoya: “Brazilianët na japin një rreze shprese. Sektori financiar i vendit është pozicionuar shumë mirë. Ekonomia do të preket rëndë, ashtu si dhe sektorë të tjerë, por tregu i brendshëm kohët e fundit është rritur fuqishëm. Brazili ka një popullsi të re në moshë, që mund ta nxisë konsumin. Ky është një potencial i mirë.”


Por Emilio Lozoya është realist dhe e pranon realitetin, se pasojat e krizës e prekin edhe ekonominë më të madhe amerikano-latine, gjë që e konfirmojnë edhe shifrat publikuara së fundi: Brazili në 2008 ka pasur rritje shembullore ekonomike me rreth 5%. Por kriza aktuale ka bërë që në tremujorin e fundit produkti bruto në vend të bjerë me gati 4%. Parashikimi për zhvillimin ekonomik gjatë 2009-ës është rreth 2%.

Autor: Renate Krieger / Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi: Elert Ajazaj