Ovacione të gjata për Merkelin në kongresin e CDU-së | Gjermania | DW | 27.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ovacione të gjata për Merkelin në kongresin e CDU-së

Ky është kongresi i parë i CDU-së, prej kohës kur Angela Merkeli është bërë kancelare. Në prag të kongresit u dëgjua se mund të ishte rasti i parë, në të cilën kancelares mund t'i kërkohej llogari nga partia e saj. Por në hapje të kongresit të hënën, kancelarja u përpoq ta vinte partinë në një kurs të përbashkët.

default

Ovacione të gjata në këmbë, pas fjalimit programatik të Merkelit në celje të kongresit të partisë: duket se ajo ka arritur ta vërë partinë sërish pas vetes. Rrezikun e një mosmarrëveshjeje për drejtimin e partisë, udhëheqja partiake u përpoq ta kufizojë që në fillim, duke i mbështetur në të njëjtën masë dy lutjet në kontradiktë me njëra-tjetrën: lutjen nga Nordrhain- Vestfalia dhe nga Landi i Zaarës, dy rajone të vjetra minierash dhe celiku, me tradita të forta soziale-politike, të cilat kërkojnë që të papunëve për një kohë të gjatë t'u paguhet më gjatë se deri tani ndihma për të papunët. Dhe lutjen e Baden-Vyrttembergut, një landi me një profil të theksuar të industrisë të mesme, i cili kërkon që të fleksibilizohet mbrojtja për pushim nga puna dhe ligji për marrëveshjet tarifore.

Propozimi i kryeministrit të landit të Nordrhein-Vestfalisë, Jürgen Rytgers për zgjatjen e pagesës për të papunët u vlerësua si sulm ndaj Angela Merkelit, e cila në fushatën e fundit elektorale mbrojti një kurs që u vinte shumë për mbarë ekonomistëve. Ky propozim mund të bëhej i rrezikshëm për Merkelin, sepse dega e CDU-së në Landin e NRW paraqet gati një të tretën e delegatëve të partisë në kongres.

Por Merkeli e lëvdoi me bollëk Rytgersin për suksesin e tij në zgjedhjet e vitit 2005, me të cilin ai u dha fund katër dekadave të sundimit të Partisë Socialdemokrate Gjermane në Landin e NRW. Dhe pastaj ajo theksoi se sa të rëndësishme janë për Partinë Kristjandemokrate si parti popullore, krahët politikë: "Si fizikane unë them: krahët japin vrull. Por si politikane unë shtoj se kjo bëhet e mundur vetëm kur krahët nuk janë të drejtuar kundër njëri-tjetrit, por kur përpiqen së bashku për të bërë më të mirën për vendin tonë. Dhe më tej shtoj: ekonomia dhe aspektet sociale nuk kanë qenë kurrë tek ne kontradikta. Njëra nuk mund të realizohet pa tjetrën. Ne jemi partia e punëmarrësve dhe e punëdhënësve."

Merkeli e quajti detyrën kryesore të së ardhmes ripërtëritjen e ekonomisë sociale të tregut, së cilës CDU-ja i ka dhënë vulën e saj. Nevojitet një numër i madh reformash, për ta armatosur këtë ekonomi për sfidat e së ardhmes, por në këto e sipër drejtësia sociale nuk duhet të mbetet në mes të rrugës. Këto ishin deklarata, të pranueshme për të gjitha krahët e partive- ndryshe nga ato në kongresin e Lajpcigut të vitit 2003, në të cilin krahu social i partisë u ndie i spostuar.

Kryeministri i Landit të Nordrhein-Vestfalisë, Jürgen Rytgers mbrojti në diskutim propozimin, që personave që kanë paguar për një kohë të gjatë kontribute të papunësh t'u paguhet më gjatë se më të rinjve ndihma për të papunët 1, përpara se me ndihmën për të papunët 2 ata të spostohen tek minimumi i jetesës.

"Sepse e vërteta është që të rinjtë mesatarisht pas katër muajsh gjejnë një vend të ri pune, më të vjetrit vetëm 24 muaj më vonë, nëse nuk dëgjojnë t'u thonë se janë të vjetër në moshë për atë punë. Prandaj ky është një sinjal për më shumë drejtësi ndaj kontribuesve. Kontributi duhet t'ia vlejë, edhe në sigurimin për të papunët."

Në vazhdën e diskutimit disa oratorë sinjalizuan mbështetje, por kritikuan fjalët e zgjedhura nga Rytgersi, në të cilat ai kishte folur për "gënjeshtrat më të mëdha në jetë" të CDU-së. Vazhdimi deri tani i kongresit të CDU-së ka treguar: nga jashtë partia kërkon të dalë në unitet - por diskutimi, se sa sociale dhe sa pranë ekonomisë duhet të jetë ajo, do të vazhdojë edhe më tej.

  • Data 27.11.2006
  • Autor Peter Stützle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqyZ
  • Data 27.11.2006
  • Autor Peter Stützle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqyZ