Osetia Jugore kërkon pavarësi | Politika | DW | 13.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Osetia Jugore kërkon pavarësi

Rezultati i zgjedhjeve e ka tensionuar edhe më shumë situatën mes Rusisë dhe Gjeorgjisë: Banorët e Osetisë Jugore, votuan të dielën për pavarësinë e tyre nga Gjeorgjia

Osetia jugore voton për pavarësi nga Gjeorgjia

Osetia jugore voton për pavarësi nga Gjeorgjia

Lufta për pavarësinë e Osetisë Jugore ka nisur që në vitin 1992: Banorët e provincës zhvilluan me mbështetjen e Rusisë një luftë të përgjakshme për pavarësi kundër Gjeorgjisë.

Rezultati i zgjedhjeve është një rezultat si në kohët e Bashkimit Sovjetik: Në referendumin për pavarësi në Osetinë Jugore 99 përqind e popullsisë votuan për pavarësinë nga Gjeorgjia. Pjesëmarrja në zgjedhje e 55 mijë banorëve me te drejtë vote ishte 94.5 përqind.

Bashkësia ndërkombëtare i trembet trazirave

Ndërkohë zgjedhjet presidenciale, të cilat u zhvilluan në mënyrë paralele me referendumin popullor i fitoi me shumicë të qartë votash presidenti, Eduard Kokoiti.

Këtë rradhë në zgjedhje nuk morrën pjesë vëzhgues ndërkombëtarë. Përpjekjet e provincës së Osetisë Jugore për pavarësi nuk mbështeten nga bashkësia ndërkombëtare, e cila ka shprehur shpqetësimin se këto përpjekje mund t´i rrisin trazirat në rajon.

Për Ukrainën rezultati është normal

Ndërkohë Ukraina kish dërguar ekspertë qeveritarë: "Mund të themi se votuesit ishin krejtësisht të qetë dhe nuk dukeshin sikur qëndronin nën presion. Për ne rezultati është tepër normal. Zgjedhjet u zhvilluan në përputhje me ligjet e republikës dhe populli i Osetisë Jugore shfaqi në mëyrë objektive dëshirat e tij politike." - Kështu u shpreh vëzhguesi nga Ukraina, Baulin.

Përpara 15 vitesh ndodhi një referendum i ngjashëm me të njëjtin rezultat. Por bashkësia ndërkombëtare nuk e njohu Osetinë Jugore si shtet të pavarur. Përpara pak ditësh, përfaqësuesi i BE-së në Gjeorgji, Torben Holtze, deklaroi se BE-ja nuk do t´i njohë zgjedhjet e ashtuquajtura presidenciale. Ndërkohë NATO dhe OKB-ja kishin paralajmëruar se destabilizimi i Osetisë Jugore nuk është në interes të askujt.

Ky qëndrim i ndërkombëtarëve është i pakuptueshëm, thotë ministri i brendshëm i Osetisë Jugore Mindsaev: "Si BE-ja ashtu edhe NATO nuk i njohin këto zgjedhje. Por për ne mendimi i popullit është shumë i rëndësishëm. Në rast se këto organizata ndërkombëtare nuk e pranojnë dëshirën e popullit, atëherë unë shtroj pyetjen përse ekzistojnë ato? Ne e dimë që nuk mund të njihemi si republikë e pavarur brenda një dite. Por ne e njohim mendimin e popullit tonë. hapata tanë të mëtejshëm drejt pavarësisë do të jetë të kujdesshëm dhe paqësorë."

Udhëheqësi i separatistëve Kokoiti, i cili u rizgjodh sërish, kërkon bashkimin e Osetisë Jugore me ende republikën e Rusisë, Osetinë Veriore. Gjeorgjia, e cila gjatë viteve 90 zhvilloi përleshje të përgjakshme me Osetinë Jugore, e akuzon Rusinë se i mbështet përpjekjet për pavarësi.

Rusi-Gjeorgji marrëdhënie të ndera

Rusia ka vite që i mbështet separatistët e Osetisë Jugore dhe kërkon tani nga Gjeorgjia që ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve. Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Gjeorgjisë janë tepër të ndera aktualisht. Presidenti i Gjeorgjisë Sakashvili nuk e pranon pavarësinë e Osetisë Jugore nga Gjeorgjia dhe ka deklaruar se do t´i ndalojë përpjekjet për ndarje edhe me dhunë po të jetë e nevojshme. Vitin e kaluar presidenti gjeorgjian i ofroi rajonit më shumë autonomi dhe disa të drejta legjislative dhe ekzekutive. Por Kokoiti nuk e pranoi këtë ofertë.

  • Data 13.11.2006
  • Autor Stefan Laack
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqo6
  • Data 13.11.2006
  • Autor Stefan Laack
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqo6