OSBE/ODIHR zhvillojnë konferencë për shtyp në Tiranë | FOKUS | DW | 04.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

OSBE/ODIHR zhvillojnë konferencë për shtyp në Tiranë

Në konferencën e shtypit të vëzhguesve ndërkombëtarë u deklarua se zgjedhjet që u zhvilluan ishin vetëm pjesërisht në përputhje me standartet ndërkombëtare. Sipas Z. Grunner, disa nga standartet u arritën vetëm pjesërisht, por në përgjithësi, ai vlerësoi punën profesionale të KQZ-së.

Standartet u realizuan në përgatitjet e zgjedhjeve si edhe në rregullimin e mediave në fushatën e zgjedhjeve, pika këto që cilësuan si shumë pozitive nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

Ndërkohë listat e votuesve ishin një nga mangësitë që u vunë re nga OSBE/ODIHR dhe që shoqërojnë prej vitesh zgjedhjet në Shqipëri. Në konferencën për shtyp u tha gjithashtu se mungonte vullneti politik për një proces të butë dhe normal zgjedhor.

Një nga mangësitë e tjera që OSBE/ODIHR konstatoi, ishte se procesi i reformimit të kodit zgjedhor filloi shumë vonë. Në konferencën për shtyp u interpretua mbi të gjitha çështja e "Dushkut", e cili u kritikua ashpër në raportin paraprak të ndërkombëtarëve.

  • Data 04.07.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqk7
  • Data 04.07.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqk7