1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

OSBE/ODIHR: "Mosbesimi mes partive politike, e meta më e madhe e Shqipërisë pas zgjedhjeve të 28 qershorit"

12 Korrik 2009

Misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ ODIHR-it, publikoi raportin e tij mbi procesin e numërimit te votave pas zgjedhjeve ntë 28 qershorit në Shqipëri.

https://p.dw.com/p/IlqK
Shqipëria paszgjedhore - vazhdon procesi i numërimit të votave
Shqipëria paszgjedhore - vazhdon procesi i numërimit të votaveFotografi: AP

Ndërhyrjet e politikës, niveli i lartë i mosbesimit mes forcave politike dhe përfaqësuesve të tyre në të gjitha nivelet e administrates zgjedhore, kanë sjellë vonesën e daljes së rezultatit përfunditar të zgjedhjeve parlamentare, që u zhvilluan në Shqipëri para dy javësh, më 28 qershor, konstaton raporti i OSBE/ODIHR-it i sapopublikuar në Tiranë.

Ky raport vë në dukje gjithashtu, se "vonesa në nxjerrjen e rezultatit ka provokuar tensione mes forcave politike, sidomos kur rezultatet ishin ose dukeshin si të përafërta." Sipas raportit "mosmarrveshjet e theksuara mes palëve për numërimin e kutive të votimit për të cilat ato kishin kontestime ka zvarritur në ekstrem procesin paszgjedhor."

Nisur nga kjo situatë paszgjedhore, e analizuar nga vëzhguesit ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it, Lëvizja Socialiste për Integrim, (LSI ) që është në prag të bashkëqeverisjes me të djathtës fitimtarë të këtyre zgjedhjeve, i bëri thirrje forcave politike ta mbyllim sa më parë numërimin e votave. "Realizoni sa më parë deklarimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit", tha Edmond Haxhinasta, kryetar i Komitetit Drejtues të LSI-së. KQZ filloi sot (12.7.)numërimin e kutive të votimit të disa qendrave, për të cilat subjektet politike kanë patur amkesa për parregullsi teknike, që mund të kenë ndikuar në rezultatin e votimit. PS-ja ka paralajmëruar se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit nëse nuk numërohen 9 kuti votimi në qarkun e Fierit, prej të cilave kjo parti pretendon tël marrë një mandat deputeti më shumë ose deputetin e nëntë.

Autore: Ani Ruci

Redaktoi: Sonila Harasani