OSBE bën dhjetë vjet në Shqipëri | Ballkani | DW | 11.04.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

OSBE bën dhjetë vjet në Shqipëri

Asistenca e Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri për konsolidimin e demokracisë shqiptare do të vazhdojë edhe në të ardhmen

Zyra e OSBE-së në Tiranë

Zyra e OSBE-së në Tiranë

10 vjet të angazhimit të përfaqësisë së OSBE-së në Shqipëri janë vlerësuar si pozitive nga autoritetet dhe partitë politike të të gjitha krahëve. Këto konsiderata i janë shprehur dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, Marc Perrin De Brichambaut, i cili gjendet për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Kryeministri Sali Berisha ka vlerësuar kontributin e rëndësishëm që kjo organizatë ka dhenë me bashkëpunimin e saj në zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisë dhe të shtetit ligjor në Shqipëri.

« Ndër më kryesoret janë reformat zgjedhore dhe problemet e lidhura me zgjedhjet, në të cilat kjo organizatë ka ekspertizën e shkallës më të lartë. Por programet e
bashkëpunimit përfshijnë një seri fushash, të një rëndësie të vecantë, të
legjislacionit, të sigurisë, të drejtësisë etj ». u shpreh kryeministri pas takimit me De Brichambaut.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, tani do të hyhet në një fazë të re, në të cilën do të vazhdohet të bëhet ajo që është bërë deri tani, konsolidimi i institucioneve, të ndihmohet në zhvillimin e shoqërisë civile, dhe të vazhdohet me bashkëpunimin e ngushtë me autoritet shqiptare. « Ne e çmojmë shumë zhvillimin e demokracisë në Shqipëri, e cila ka qenë shembullore kohët e fundit. Ne presim me padurim të vazhdojmë fazën tjetër të bashkëpunimit dhe partnerët e familjes së OSBE-së janë të gatshëm për ta zhvilluar bashkëpunimin e mëtejshëm për të mirën e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar », tha Brichambaut.

Gjatë takimit që zyrtari i OSBE-së ka patur të martën në mbrëmje me eksponentë të opozitës është dikskutuar më shumë për nevojën urgjente të zhvillimit të reformës zgjedhore, « për të mos përsëritur gabimet e bëra deri më tani në proceset elektorale”, siç u shpreh kryetari i LSI-së, Ilir Meta.

Shefi i diplomacisë shqiptare, Besnik Mustafaj, ka deklaruar gjatë takimit me De Brishambaut se « në frymën e bashkëpunimit të deritanishëm dhe forcimit të tij të mëtejshëm përsërisim vendimin e qeverisë shqiptare për të paraqitur kandidaturën e Shqipërisë për Kryesinë e Radhës së OSBE-së, në vitin 2012, e cila do t’i shërbejë, ndër të tjera, promovimit të interesave të rajonit ».

Për Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së kandidatura e ardhshme e Shqipërisë për kryesinë e OSBE-së, « përbën një gjest të mirëfilltë angazhimi për të kontribuar aktivisht në ecurinë e organizatës dhe të vlerave të përbashkëta që promovohen në unison nga vendet anëtare »

  • Data 11.04.2007
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArWe
  • Data 11.04.2007
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArWe
Reklamë