Organizata terroriste kurde PKK gjithnjë e më agresive | Bota | DW | 22.04.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Organizata terroriste kurde PKK gjithnjë e më agresive

Dhuna e javëve të fundit në Turqi dëshmon se sa e fortë është ende influenca e grupit terrorist kurd PKK. Kjo organizatë kërkon ta bindë qeverinë që të ulet në tryezën e bisedimeve me të, por qeveria turke nuk e pranon këtë ftesë.

Gjatë trazirave të Marsit në Dijakbakir

Gjatë trazirave të Marsit në Dijakbakir

Ümit Firat po mbledh informacione nga disa bashkëpunëtorë të zyrës turke të organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Helsinki Citizens Assembly, mbi një projekt të ri për refugjatët. Botuesi kurd e ka themeluar përpara 10 vitesh këtë organizatë. Një ndër arsyet ishte se organizata turke për mbrojtjen e të drejtave të njeriut IHD, ishte shumë e lidhur me PKK-në. Firat, i cili kaloi 4 vite në burg pas puçit ushtarak në vitin 1980, është i shqetësuar mbi faktin se debati për më shumë të drejta njerëzore, dominohet nga forca militante: "PKK-ja është organizata më e fortë politike në rajon. Ajo është në gjendje të organizojë kur të dojë një demonstratë gjigande dhe fiton çdo herë zgjedhjet. Kush është kurd dhe e kritikon hapur PKK-në, ndodhet shumë shpejt nën presion. Por dikush duhet ta thyejë më në fund këtë heshtje."

Mbrojtësi i të drejtave të njeriut Firat, mendon se së shpejti dhuna do të jetë e vetmja formë komunikimi mes turqve dhe kurdëve. Pothuajse çdo ditë ndodhin përleshje mes ushtrisë dhe PKK-së. Javët e fundit shërtheu përditë diku një bombë.

Fenomeni i dhunës është i dukshëm sidomos tek të rinjtë kurdë. Në rajonet e tyre në juglindje të vendit, nuk ka asnjë perspektivë për punë apo arsim. Në qytetin me miliona banorë, Dijarbakir, kuoata e papunësisë ka arritur në 40%. Reformat e pakta që u kryen gjatë viteve të fundit dhe nga të cilat përfituan edhe kurdët, si për shembull emisione televizive dhe radiofonike në gjuhën kurde, nuk u mjaftojnë të rinjve. Shumë prej tyre janë të bindur se dhuna është mënyra e vetme për të mbijetuar. Organizata PKK përfiton nga ky fakt. Partia popullore demokratike kurde DTP, ka deklaruar ndërkohë se vepron si krahu legal i PKK-së. Kjo parti nuk pranon t´i kritikojë atentatet me bomba dhe i bën thirrje qeverisë në Ankara që të ulet në një tryezë me PKK-në. Ümit Firat e akuzon partinë DTP se kërkon të krijojë një aleancë me nacionalistët turq, për të luftuar kështu kursin proevropian të Ankarasë. Milintatët kanë frikë se nuk do të kenë më asnjë shans për pushtet, në rast se Turqia do të bëhet antare e BE-së:

"Përpara pak ditësh qeveria franceze u përkul përpara presionit të rrugëve dhe e morri mbrapsht ligjin e ri të punës. Por mos vallë të rinjtë francezë dolën nëpër rrugë me armë në duar? Jo, në Bashkimin Evropian kërkesat shtrohen në mënyrë paqësore. Kjo kulturë do të vijë edhe këtu. Por a ka më vend më pas në një Turqi të tillë një organizatë si PKK-ja?"

  • Data 22.04.2006
  • Autor Gunnar Köhne
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArLj
  • Data 22.04.2006
  • Autor Gunnar Köhne
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArLj
Reklamë