Organizata Ndërkombëtare për Energji Bërthamore kërkon nga Irani ndërprerjen e punës në centralin e Isfahanit | Bota | DW | 12.08.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Organizata Ndërkombëtare për Energji Bërthamore kërkon nga Irani ndërprerjen e punës në centralin e Isfahanit

Pas disa ditësh negociatash diplomatike, Këshilli i Guvernatorëve të Organizatës Ndërkombëtare për Energji bërthamore miratoi të enjten një rezolutë pa asnjë votë kundër përmes së cilës kërkohet nga Irani të ndërprej punimet në centralin atomik të Isfahanit.

Demonstrata kundër armëve bërthamore

Demonstrata kundër armëve bërthamore

Udhëheqja iraniane duhet të ndërpres punimet në centralin atomik të Isfahanit dhe të rifilloj sërish negociatat me evropianët. Kjo është kërkesa më e rëndësishme e Organizatës Ndërkombëtare për energji bërthamore. Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca arritën me këtë edhe qëllimin tyre kryesor: Organizata Ndërkombëtare për energji bërthamore provon të ushtroj presion pa mbledhur Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Mbledhja e Këshillit të Guvernatorëve fillimisht u desh të shtyhej për shkak se disa nga shtetet e painkuadruara e ndjenin veten të anashkaluar. Andaj aty nga mesdita diplomatët provuan që të votojnë për qëndrimet e vendeve të tyre. Zëdhënsja e Organizatës Ndërkombëtare për Energji Bërthamore Melisa Fleming konfirmoi vetëm se evropainët duan të paraqesin kërkesa të fuqishme në deklaratë:

"Në tryezën e negociatave ndodhet një rezolutë e cila vë në pah se është duke u peshuar seriozisht vendimi i iranianëve që të vazhdohet me pasurimin e kufizuar të uranit në Isfahan. Përveç kësaj nga Irani kërkohet që të ndërprej të gjithë hapat e pasurimit të uranit që kanë të bëjnë konkretisht me centralin e Isfahanit".

Këshilli i Guvernatorëve është organi më i lartë vendimmarrës i Organizatës Ndërkombëtare për energji bërthamore. Aty janë të përfaqësuara 35 shtete në mesin e tyre edhe fuqitë atomike si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe Kina.

Udhëheqësi i delegacionit iranian përsëriti edhe njëherë qëndrimin e qeverisë së tij: Teherani thirret në atë se Marrëveshja për ndalimin e armëve bërthamore e lejon pasurimin e uranit për qëllime paqësore. Kjo nuk hidhet poshtë nga askush. Por me pasurimin e lartë të uranit mund të prodhohen edhe bomba atomike dhe nuk janë të vetme Shtetet e Bashkuara të Amerikës që mendojnë se ky është edhe qëllimi i Teheranit zyrtar. Andaj edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit të Guverantorëve ambasadori amerikan në Organizatën Ndërkombëtare për energji bërthamore përdori fjalë të qarta:

"Ne nuk guxojmë ta lejojmë Iranin që të zhvilloj armë atomike", tha ambasadori Shulte.

Teherani e ka mbajtur për 18 vjet me radhë të fshehtë programin e tij bërthamor. Evropianët arritën që vitin e kaluar të bindin iranianët për ndërprerjen e pasurimit të uranit. Si kompensim para ca kohësh ata ofruan edhe mbështetje ekonomike dhe teknike. Megjithatë për udhëheqjen e Iranit siç duket kjo nuk mjafton. Andaj në fillim të javës Teherani filloi sërish punën në centralin atomik të Isfahanit.

Që të enjten në mëngjes përfaqësuesit iranian e bën të qartë se kërkesat për ndërprerjen e punës janë të pakuptueshme. Teheranit nuk i mbetet shumë kohë për të reaguar. Pas tre javësh është paraparë mbedhja e radhës e Këshillit të Guvernatorëve për tu konsultuar mbi hapat tjerë.

  • Data 12.08.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOQ
  • Data 12.08.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOQ
Reklamë