Organizata humanitare gjermane ″Welthungerhilfe″ tërhiqet nga veriu i Afganistanit | Gjermania | DW | 07.04.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Organizata humanitare gjermane "Welthungerhilfe" tërhiqet nga veriu i Afganistanit

Shkaku i vrasjes së bashkëpuntorit gjerman të Organizatës humanitare gjermane 'Welthungerhilfe', Dieter Rybling, organizata humanitare gjermane tërhiqet tani nga provinca verirore Saripul. Megjithatë ajo do të vazhdoj të qëndroj në Afganistan.

default

Vrasja e inxhinierit gjerman shkaktoi gjithandej tronditje: në Gjermani, tek ndihmësit vullnetarë në Afganistan dhe natyrisht në Organizatën humanitare gjermane 'Welthungerhilfe' e cila mirret me reduktimin e varfërisë në botë. Me 8 mars persona të panjohur në provincën verirore të Afganistanit, Saripul qëlluan për vdekje inxhinerin gjerman Diter Rybling (Dieter Rübling). Inxhineri gjerman dhe kolegët e tij afgan ishin në rrugë për të realizuar një projekt të Organizatës humanitare. Se kush e ka vrarë Ryblingun edne mbetet e paqartë. Në fund të marsit prokuroria filloi hetimet të cilat flasin shumë për një 'akt terrorist'. Por a ishte një keqbërës apo ndonjë grup i organizuar?. Teo Ridke (Theo Riedke), drejtor i Organizatës për Afganistanin thotë se në veri të vendit nuk mund të flitet në mënyrë të përgjithësuar për talebanët. Atje kemi një përzierje shumë komplekse të elementeve të cilat janë kundër qeverisë.

'Siç duket në qarkullim ndodhen si i quajmë ne - predikuesit e urrejtjes. Ata shkojnë nëpër disa rajone, në fshatëra dhe përpiqen të nxisin popullatën kundër qeverisë, kundër pranisë ndërkombëtare si në rrafshin ushtarak ashtu dhe në atë civil. Gjatë punës së tyre ata ndoshta gjejnë persona që i dëgjojnë me vesh të hapur'.

Në Saripul, aty ku ka ndodhur edhe vrasja, Organizata ndërpren këtë muaj aktivitetin e saj. Aktualisht banorëve të prekur të fshatrave është duke iu sqaruar përse ndërrmirret një hap i tillë. Megjithatë një pjesë e madhe e projekteve do t'i kalohet organizatës humanitare hollandeze. Në krejt Afganistanin organizata humanitare gjermane 'Welthungerhilfe' është duke shtuar masat e sigurisë dhe analizon me kujdes fushën e secilit projekt.

'Në rajonet tjera ne vazhdojmë punën normalisht. Por nën masa të përforcuara të sigurisë'.

Sipas Teo Ridkes gjendja e sigurisë në shumë rajone të Afganistanit është përkeqësuar dukshëm, po ashtu edhe në veri. Por ai nuk e sheh këtë gjendje me rrezik të paparashikueshëm. Ndihmësit humanitar nuk janë çdokund në shënjestër të sulmeve edhe pse duhet përmendur se vrasja e civilëve gjatë operacioneve ushtarake dhe incidentet me ushtrinë e huaj kanë
përkeqësuar klimën që ekzsitonte më parë.

'Kjo kontribuon që të rritet frustrimi në mesin e popullatës. Dhe kjo mund të kthehet pastaj kundër gjithë të huajëve në përgjithësi e jo vetëm kundër ushtarëve. Kështu që viktimat civile të shkaktuara nga të ashtuquajturat dëme anësore kanë përkeqësuar atmosferën'.

Luftimet e vazhdueshme në jug dhe juglindje të vendit janë shkaku kryesor që në këto provinca mos të shkohet me projekte humanitare. Edhe pse politikanët gjerman premtojnë rregullisht ndihma pikërisht për këto rajone.

  • Data 07.04.2007
  • Autor Christoph Heinzle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqwv
  • Data 07.04.2007
  • Autor Christoph Heinzle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqwv