Orbán duke ecur përpara në Evropë | Evropa | DW | 21.06.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Evropa

Orbán duke ecur përpara në Evropë

Me ndryshimet kushtetuese dhe ndryshimin e ligjit për azilin dhe imigracionin, por edhe me kufizimin e lirive demokratike Orban, hap një front të ri kundër Evropës dhe kritikëve të tij.

Gati dy javë pas fitores së tij të fortë në zgjedhje, kryeministri i Hungarisë Viktor Orbán, është duke iu ngjitur majës së pushtetit dhe ndikimit të tij, jo vetëm në Hungari por edhe në Evropë. I fuqizuar me fitoren e re të politikanëve populistë në Austri dhe Itali, i fuqizuar nga kriza e re në çështjet e azilit e cila ka përçarë aktualisht Evropën, ai shfaqet me një vetëdije në politikën evropiane që nuk ka qenë më parë prezente. Synimi i tij është të ndalojë migracionin dhe ardhjet e njerëzve në Evropë, t' i japë fund erës së liberalizmit dhe ta kthejë Bashkimin Evropian në një ligë shtetesh nacionale konservatore kristiane, me sovranitet të zgjeruar.   

Shprehje e pushtetit të Orbanit dhe vetëdijes së tij janë aktualisht ndryshimet kushtetuese dhe ligjet e aprovuara nga parlamenti në Hungari, që sipas aktivistëve hungarez të të drejtave të njeriut dhe ekspertëve ndërkombëtarë janë duke marrë gjithnjë e më shumë nga demokracia dhe shteti i së drejtës në Hungari, më shumë se sa i është marrë deri tani. Ndryshimet janë aprovuar të mërkurën mbasdite, megjithëse Këshilli i Evropës i pati kërkuar Hungarisë që të priste ekspertizën e të ashtuquajturit Komisioni i Venecias. Përveç kësaj, Partia Popullore Evropiane, nga grupi i partive të afërta me partinë e Orbanit në Parlamentin e BE-së, pati folur kundër një pjese të projektligjeve. Megjithë rezervat e shprehura, në një bisedë me televizonin hungarez të martën në mbrëmje, Orban i ktheu të gjithëve përgjigje me një fjali të vetme: "Ne kami shumicën për të bërë ndryshimet, kështu që do i aprovojmë".

Dënime të rënda për "nxitësit" e migracionit

Ndryshimet e ligjeve dhe të kushtetutës u dërguan fillimisht në parlament nën emrin "Stop-Soros" dhe drejtoheshin kryesisht kundër migracionit ilegal dhe imigracionit. Ato mbanin emrin e ish-miliarderit amerikan me origjinë hungaro-hebraike, sepse ky gjoja nxit migracionin ilegal dhe imigracionin në Evropë, por në fakt ato nuk kanë të bëjnë faktikisht me George Soros-in.

Me ligjet e reja bëhen kufizime në të drejtën e azilit dhe penalizohet puna e organizatave joqeveritare dhe personave të veçantë që ndihmojnë refugjatët. Në të ardhmen refugjatë që vijnë nga një vend fqinjë i sigurt, ose nga një shtet i tretë nuk do të kenë të drejtë të kërkojnë azil në Hungari. Meqenëse të gjitha vendet fqinjë me Hungarinë shihen si vende të sigurta, në të ardhmen refugjatët që kërkojnë azil në kufijtë e jahtëm të Hungarisë ose në aeroport, do të dëbohen.

Ata që "nxisin imigracionin" si OJQ ose si persona të veçantë, përshembull duke "krijuar rrjete" ose duke "prodhuar dhe shpërndarë material informativ", rrezikojnë të dënohen me burgim deri në tre vjet. Formulimet e ligjit janë bërë shumë të zgjedhura duke përfshirë shumë lloj aktivitetesh, që për shembull shpërndarja e fletushkave neutrale për temën e azilit mund shihet si vepër penale.

Liria e mbledhjes do kufizohet në të ardhmen

Paralelisht Kushtetuta do të plotësohet: "Popullsi e huaj nuk mund të vendoset në Hungari për të jetuar." Kjo mbron në mënyrë profilaktike Hungarinë nga kuotat që mund të vendosë Evropa për shpërndarjen e refugjatëve. Ndryshime të tjera kushtetuese detyrojnë shtetin për mbrojtjen e identitetit dhe kulturës hungareze.

Përveç kësaj ditën e martë u njoftua papritur, futja e ligjit të paaprovuar ende të "taksimit të veçantë për migracionin" të organizatave civile. Në të ardhmen ato duhet të paguajnë 25 përqind të të ardhurave nëse merren në një mënyrë apo në një tjetër me azilin, migracionin ose imigracionin.

Por ligjet e reja nuk merren vetëm me temën e azilit, migracionit dhe imigracionit. Me ligj kufizohet në të ardhmen edhe liria për tu mbledhur. "Në emër të ruajtjes së qetësisë shteti mund të bëjë mbrojtje me ligj para vendeve të caktuara," thotë një pjesë e Kushtetutës. Në këtë mënyrë pengohen në të ardhmen demostratat para shtëpive të politikanëve, por shteti mund të pengojë mitingjet në çdo lloj vendi tjetër banimi. Po ashtu qeveria fut një strukturë të re në sistemin e drejtësisë, gjykatat administrative. Ato duhet të lehtësojnë sistemin e drejtësisë. Sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut synimi është zgjerimi i ndikimit të qeverisë mbi drejtësinë. Po ashtu penalizohet mungesa e strehimit dhe "qëndrimi në vende publike për të jetuar është i ndaluar", shkruhet në Kushtetutën e ardhshme.

Orbán ka dhënë ultimatum

Me aprovimin e këtyre ligjeve në kundërshtim me të gjitha rezervat, kryeministri hungarez hap në mes të krizës evropiane të azilit një front të ri kundër BE dhe kritikëve të tij. Sa të fortë e ndjen veten ai, mund të shihet tek ultimatumi që ai i ka drejtuar, si shumë herë më parë, Komisionit të Brukselit dhe kolegëve të tij në EVP, Partinë Popullore Evropiane. Në fundjavë gjatë një takimi përkujtimor për Helmut Kohlin në Budapest, ai bëri të kuptohej se partia e tij Fidesz mund të largohet nga EVP, nëse nuk arrihet një bashkim evropian i partive kundër migracionit. Se ai, Orban ka shanse të mira për tu zgjedhur në zgjedhjet evropiane të 2019.

Që politika e madhe e Orbanit nuk duhet lënë mënjanë, e ka kuptuar edhe kancelarja Angela Merkel. Sipas informacioneve të Deutsche Welles, kancelarja Angela Merkel do të takohet në fillim të korrikut me Orbán. Kjo do ishte një kthesë spektakolare, pas ngrirjes së marrëdhënieve gjermano- hungareze tre vitet e fundit.