Oqi apo Po - Parlamenti gjerman në prag të votimit për Greqinë | Evropa | DW | 18.08.2015
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Oqi apo Po - Parlamenti gjerman në prag të votimit për Greqinë

Të mërkurën Bundestagun gjerman voton për ndihmat e mëtejshme financiare për Greqinë. Fjala është për gati kredi deri në 86 miliadë euro, të cilat duhet të miratohen në një seancë të posaçme.

Sa vota kundër mund të ketë nga radhët e CDU/CSU-së gjatë votimit në Bundestagu mbi paketën e re të ndihmës për Greqinë? Kjo është tema kryesore në Berlin në prag të votimit në Bundestag për paketën e tretë të shpëtimit për Greqinë. Pasi kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh në intervistën e verës për ZDF-në për ndihma për Greqinë për shlyerjen e kredive të reja të ndihmës, zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert u shpreh të hënën në Berlin me tone demonstrative të ashpra: falja e borxheve për të cilën ishte shprehur për një farë kohe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) nuk shtrohet më për diskutim. "Nga perspektiva gjermane është një sukses, që nuk flitet më për një falje nominale borxhesh," tha Seibert.

Shumë vëzhgues e shohin këtë deklaratë si një tregues të qartë për kufijtë e politikës së shpëtimit që ka përcaktuar për vete Gjermania, përpara votimit vendimtar në parlament. Me këto kufij synohet të binden sidomos kritikët në radhët e deputetëve të koalicionit qeveritar që të votojnë pro politikës tejet të diskutueshme të shpëtimit.

Goditje me spond

Carsten Schneider

Carsten Schneider

Nga ana tjetër partnerja e koalicionit qeverisës gjerman SPD-ja po jep goditje të vogla me spond ndaj kancelares dhe partnerëve të koalicionit. Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të SPD-së, Carsten Schneider, sheh në votën e Bundestagut për ndihmat e reja për Greqinë edhe një vendim për të ardhmen e kancelares gjermane Angela Merkel. Paketa për të cilën do të votohet është negociuar nga të gjithë krerët e eurozonës, tha Schneider në radion rbb.

Tani, në qoftë se gruoi parlamentar i kancelares do të jetë me shumicë kundër kësaj pakete, "atëherë kjo do të jetë një dëshmi mosbesimi ndaj saj, dhe ajo duhet të japë dorëheqjen." Megjithatë ai pret që shumica e deputetëve të CDU/CSU-së do të votojë pro paketës së tretë të shpëtimit, shtoi menjëherë Schneider.

Gjatë votimit në Bundestag në lidhje me pyetjen nëse duhet të nisnin negociata për ndihma të reja për Greqinë, 60 deputetë të CDU/CSU-së abstenuan ose votuar kundër - këta përbëjnë një të pestën e grupit parlamentar të CDU/CSU-së.

Paketa e ndihmës e vendeve të eurozonës përfshin premtime për hua në shumën deri në 86 miliardë euro. Qeveria greke angazhohet nga ana e saj për një kurs drastik kursimi he për të bërë përjekje të forta për kursime dhe reforma - të tilla si rritja e taksave dhe ndryshime tek pensionet.

Banka Federale Gjermane kërkon mbikëqyrjen e reformave

Banka Federale Gjermane, Bundesbank, kërkoi monitorimin e ashpër të kursit të reformave të vendit të mbytur në borxhe. Mbështetja politike e procesit të nevojshëm të reformave është "ende e pasigurt", thuhet në raportin e fundit mujor të kësaj banke. "Mungesa e progresit në kuadrin e programeve të mëparshme greke sugjerojnë që duhet t'i kushtohet vëmendje respektimit të qëndrueshëm të kushtëzimeve."

Një zëdhënës i Ministrisë së Financave tha se Berlini insiston në përfshirjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në stabilizimin e Greqisë. "Një përfshirje e FMN-së është e domosdoshme." Vendimin për këtë do të merret nga FMN-ja pas shqyrtimit të parë në lidhje me zbatimin e paketës së ndihmave për Greqinë në muajin tetor, shpjegoi zëdhënësi.