Optimizëm në Prishtinë | Ballkani | DW | 26.04.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Optimizëm në Prishtinë

Para ardhjes së delegacionit të KS-it, autoritetet kosovare shprehen të bindura se, vizita e ambasadorëve të KS-it në Beograd dhe Prishtinë do të jetë nisma e fundit në procesin e vendimmarrjes për statusin e Kosovës

Prishtina

Prishtina

Vetëm pak orë para se delegacioni i KS-it të arrijë në Kosovë për të mbledhur informacione nga dora e parë për zhvillimet në vend, udhëheqësit politik kosovar thonë se ata janë të përgatitur për këtë vizitë dhe kanë çfarë tu prezantojnë ambasadorëve të KS-it.

Delegacioni prej 15 anëtarëve të KS-it, i cili tashmë gjendet në Beograd, dëshiron të shohë se sa është e gatshme Kosova për rezolutën e re, e cila do t'i vë bazat e pavarësisë së mbikëqyrur për Kosovën, bazuar në planin e ndërmjetësit, Marti Ahtisari. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, shprehet i bindur se delegacioni i KS-it, do të kthehet pas, me bindjet se Kosova është e gatshme për pavarësi.

Vizita e ambasadorëve të KS-it, po realizohet më kërkesë të Moskës zyrtare, e cila nuk pajtohet me planin e ndërmjetësit, Marti Ahtisari. Të vetëdijshëm për këtë kundërshtim, autoritetet e Prishtinës megjithatë, janë të bindur se kjo vizitë do të jetë nisma e fundit në procesin e vendimmarrjes për statusin e Kosovës.

Ndërkohë, derisa ambasadorët e KS-it, po realizojnë vizitën në Beograd, disa mijëra pjestar të komunitetit serb të shpërngulur nga Kosova janë mbledhur afër kufirit veriorë të Kosovës duke brohoritur parulla se duan të kthehen në Kosovë. Sipas mediave serbe janë afro 8 serbw të cilët kanë ngritur tenda afër portës numër një në kufirin Kosovë-Serbi, në pritje që të takohen me ambasadorët e KS-it dhe tu tregojnë atyre se ata dëshirojnë të kthehen në Kosovë mirëpo, nuk kanë kushte.

Në axhendën e delegacionit të KS-it, nuk është paraparë që ata të takohen me serbët e shpërngulur nga Kosova. Delegacioni do të arrijë në Kosovë rreth orës 20 të mbrëmjes dhe do të kenë një darkë me shefin e UNMIK-ut, Joakim Rycker dhe komandantin e KFOR-it, gjeneralin Roland Kather.

Gjatë ditës së nesërme në mëngjes do të takojnë udhëheqësit politik kosovar shqiptar dhe serb, ndërsa, më vonë do të nisin rrugëtimin nëpër rajone të ndryshme të Kosovës. Ata do të vizitojnë Mitrovicën, mirëpo jo pjesën veriore të saj, por fshatin Sfinjar në afërsi të qytetit të banuar më shumicë serbe. Do të vizitojnë edhe Krushën e Vogël, një fshat shqiptar në jug të Kosovës i njohur për maskarën e forcave serbe të kryer ndaj banorëve të fshatit gjatë luftës në Kosovë.

Organet e rendit kanë shtuar masat e sigurisë ne Kosovë duke ngritur pika kontrolli nëpër rrugë. Ata thonë se gjendja e sigurisë paraqitet e qetë.



  • Data 26.04.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArWC
  • Data 26.04.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArWC
Reklamë