Opozita kosovare kritikon takimin e Vjenës | Politika | DW | 16.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Opozita kosovare kritikon takimin e Vjenës

Opozita e cilëson hap të gabuar takimin që po zhvillohet në Vjenë sot, në mes Ministrit të Pushtetit Lokal të qeverisë së Kosovës, Lutfi Haziri dhe homologut të tij serb, Zoran Llonqar

Në opozitë, Hashim Thaçi

Në opozitë, Hashim Thaçi

Përfaqësues të opozitës, nga PDK-së, vazhdojnë t'a kundërshtojnë fuqishëm planin B të qeverisë së Kosovës për decentralizimin dhe në këtë drejtim ata thonë se edhe bisedat e sotme ne Vjenë të Ministrit të Pushtetit Lokal, Lutfi Haziri, me palën serbe nga Beogradi janë të gabuara. Fehmi Mujota, udhëheq departamentin e pushtetit lokal, në kabinetin e qeverisjes së mirë të PDK, në opozitë ndërsa, bisedat në Vjenë ai i sheh shumë të vështira. Vetë qeveria e Kosovës është futur në një rrugë të vështirë.

Ndërsa kryeadministratori i Kosovës, Soren-Jessen-Petersen, e vlerëson gatishmërinë e qeverisë së Kosovës, për të vazhduar dialogun me palen serbe dhe gjetjen e një kompromisi për decentralizimin e pushtetit lokal. Qëllimi ynë nuk është që të krijojmë komuna të reja shqiptare ose serbe, por që pilot-projektet të funksionojnë si qeveri lokale me përbërje shumëetnike, tha Soren Jessen-Petersen. Ai shtoi, se ajo që është e mirë në këtë mes është se dera për serbët e Kosovës që të marrin pjesë në procesin e decentralizimit akoma është e hapur për faktin që me serbët po vazhdojnë bisedat. Të njëjtin qëndrim e mban edhe kryeministri i
Kosovës, Bajram Kosumi dhe qartëson se bisedat me përfaqësuesit e serbëve për decentralizimin nuk janë kurrfarë kompromisi.

Megjithë deklaratën e kryeministrit, Fehmi Mujota nga opozita, thotë se qeveria me projektpilotin e njësive komunale është futur në rrugë të gabuar. Sidoqoftë, mospajtimet e qeverisë së Kosovës me palen
serbe rreth çështjes së decentralizimit dhe mospajtimet e opozitës për tërë këtë proces akoma po vazhdojnë dhe kjo në kohën kur emisari special për vlerësimin e standardeve Kai Aide, po harton raportin për Kosovën. Askush nuk e di se sa do të jetë pozitiv ky raport, mirëpo, ajo që është thënë shpesh është se zbatimi i planit të decentralzimit do të jetë edhe pika kryesore për t'u kaluar në mënyrë që të fillohet me bisedimet për statusin final të Kosovës.

  • Data 16.09.2005
  • Autor Bekim Shehu, Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqtN
  • Data 16.09.2005
  • Autor Bekim Shehu, Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqtN