1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Opozita e paqartë për procedurat e zgjedhjes së presidentit

Arben Muka7 Qershor 2007

Socialistët dhe socialdemokratët në koalicionin e majtë të opozitës janë me qëndrime të kundërta për fillimin e procedurave parlamentare për zgjedhjen e presidentit të ri.

https://p.dw.com/p/ArUZ
Edi Rama duke votuar, shkurt 2007
Edi Rama duke votuar, shkurt 2007Fotografi: AP

Ethet per zgjedhjen e presidentit jane rikthyer ne politiken shqiptare. Konferenca e kryetareve te grupeve parlamentare ka vendosur te enjten pasdite qe raundi i pare i votimit ne parlament per kandidatet per president do te zhvillohet ne 20 qershor. Nje kanditat duhet te kete te pakten firmat e 20 deputeteve. Ne rast se asnjeri prej kandidateve nuk merr te pakten 84 vota ne votimin e 20 qershorit atehere do te kete perseritje dhe ne 3 raunde te tjera.

Kandidati kryesor i mazhorances, kryetari i grupit parlamentar te PD, Bamir Topi, u shpreh te enjten se do te respektoje ligjin ne fillimin e procedurave parlamentare duke lene te nenkuptohet se mbledhjen e firmave te nevojshme te deputeteve do ta beje vetem javen e ardhshme.

Nderkohe ne kampin opozitar vihen re qendrime te ndryshme per fillimin e procedurave parlanentare per presidentin. Nje dite pasi kreu i grupit parlamentar te PS-se Ben Blushi shprehu gatishmerine per fillimin e procedurave, kryetari i grupit parlamentar te PSD-se Skender Gjinushi mbajti nje qendrim kunder. Per Gjinushin nuk mund te filloje zgjidhja e presidentit te ri pa bere me pare zgjedhjet e parakohshme. Ai i pershkroi disa politikane socialiste qe po nxitohen ne fillimin e procedurave si njerez qe po bejne pazare me te djathten.

Ne dilemen zgjedhje te parakohshme apo perfshirje ne procedurat parlamentare te zgjedhjes se presidentit, opozita nuk ka artikuluar zyrtarisht deri me tani asnje kandidat te sajin, duke e lene te hapur problemin deri te pakten ne daten 20 qershor.