Opozita akuzon kryeministrin Berisha për pjesëmarrje në biznesin mediatik | Ballkani | DW | 05.04.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Opozita akuzon kryeministrin Berisha për pjesëmarrje në biznesin mediatik

Akuza të rënda për një kryeministër ka artikuluar në Parlament opozita e majtë në Shqipëri.

Parlamenti shqiptar

Parlamenti shqiptar

Sipas deputeteve socialiste kontrollet e koheve te fundit te policise tatimore ne kompanine mediatike TOP MEDIA, me e madhja ne Shqiperi jane te frymezura nga motive te paprincipta dhe jane pasoje e qendrimeve me dy standarte te kryeministrit ne raport me zbatimin e ligjit.

Deputeti Socilaist Erion Brace, tha ne seancen plenare te Parlamentit, te enjten se kontrollet e tatimoreve per evazion fiskal ne kompanine e lartpermendur kane per baze lidhjet familiare te kryeministrit me drejtues te mediave te tjera audio- vizive. Kjo sjellje sipas Braces po godet median e pavarur, qe mban qendrime kritike ndaj qeverise dhe njeherazi po prish tregun e mediave elektronike.

"Kunati i kryeministrit te Shqipertise , tha Brace, egziston ne te gjitha dokumentat e KKRT (Keshilli Kombetar i Radio-Televizioneve) si pronar i nje prej mediave elektronike te Tiranes. Kryeministri i Shqiperise ka hyre fuqimisht ne biznesin e mediave, madje jo i vetem, por familiarisht."

Permes nje dokumenti Erion Brace ka sjelle ate qe ai e cilesoi fakt te qendrimit me dy standarte te kryeministrit Berisha. " Kryeministri Berisha, tha deputeti Brace, te enjten ne Parlament, i ka dhene me qera kunatit te tij nje siperfaqje ne Kinostudion "Shqiperia e Re" nderkohe qe kompanise mediatike TOP MEDIA i ka kerkuar zyrtarisht te dale nga mjediset e Qendres Nderkombetare te Kultures ndonese ajo ka nje kontrate ligjore te marrjes me qera te ambienteve te saj per 20 vjet"

Me te njejten ashpersi i eshte pergjigjur maxhoranca parlamentare akuzave te tilla. Sipas deputetit demokrat Ferdinand Xhaferi qendrimi i opozites nuk eshte gje tjeter "vecse dalje ne mbrojtje e klaneve mafioze ne mediat elektronike qe po kontrollohen per evazion fiskal dhe mbrojtje e antiligjit, i cili ka theksuar Xhaferi po rezulton me i forte se ligji."

Situata te tilla nuk jane premiere ne Parlamentin e Shqiperise. Dy forcat politike kryesore, demokrate dhe socialiste, ne rotacionin e tyre te pushtetit kane akuzuar reciprokisht njera tjetren me akuza identike. Per fat te keq nuk ndodh ajo qe normalisht behet realitet ne cdo demokraci te zhvilluar: vertetimi i akuzave permes organeve te drejtesise.

Nje zgjidhje te tille te konfliktit ka ofruar deputeti socialist Taulant Balla. "Kur kryeministri akuzon mediat per lidhje me mafian, tha ai te enjten, ai dhe ministrat e tij jane te detyruar t´i cojne keto akuza ne Prokurori ose te heshtin per te respektuar institucione te pushtetit te katert (pushteti i medias) ne Shqiperi."

Ai vuri ne dukje se qeveria nuk po merr asnje masa ligjore ndaj mediave qe nuk i kane te siguruar punonjesit e tyre qe jane te detyruar te punojne ne te zeze. Debati i ashper, akuzat e ndersjella dhe konflikti ekstrem i rikthyer ne Parlamentin e Shqiperise po e ben te veshtire, tani per tani pothuajse te pamundur arritjen e kompromisit maxhorance- opozite per te kryer reformat ne krye te te cilave qendron ajo zgjedhore.



  • Data 05.04.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArWo
  • Data 05.04.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArWo
Reklamë