1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

260209 Opel Großdemonstration

Lars Hofman 27 Shkurt 2009

Mijëra punonjës të koncernit automobilistik Opel demonstruan të enjten (26.02) për të ardhmen e sipërmarrjes së tyre. Me bilbila dhe trompeta ata kërkuan ruajtjen Opelit edhe pa shoqërinë mëmë, General Motors.

https://p.dw.com/p/H2Pz
Punonjës tö Opelit duke demonstuar (26.02)Fotografi: picture-alliance/ dpa

12 mijë deri 15 mijë opelanë u mblodhën në qendrën tradicionale të Opelit në Ryselhaim, për të demonstruar pro ruajtjes së uzinave të Opelit në Gjermani dhe në Evropë. Shumë ishin optimistë:

"Sepse ne jemi ekip i mirë. Ne kemi një produkt të mirë dhe besoj se kështu mendon edhe pjesa tjetër e Gjermanisë."

"Ne kemi një shans. Vetëm nuk do t'ia dalim mbanë. Ndoshta do të na duhet të bëjmë një hap jashtë koncernit, por jo të shkëputemi komplet. Kjo hë për hë nuk do të funksionojë, besoj unë."

Opel Demonstration
Fotografi: picture-alliance/ dpa

"Po, patjetër kemi shpresë, që Opeli të mbijetojë. Në përgjithësi besoj se politikanët tanë duhet të mendojnë në mënyrë veçanërisht ekzakte se çfarë po ndodh."

Propozime për rimëkëmbjen e Opelit

Edhe shefi i sindikatës IG Metall, Berthold Huber, u shpreh i angazhuar për një koncept rimëkëmbjeje të Opelit:

"Opeli dhe të gjithë të punësuarit në shoqëritë motra evropiane kanë nevojë për një të ardhme, për një ekzistencë të sigurtë dhe kanë nevojë për një perspektivë për sipërmarrjen, por edhe për njerëzit dhe familjet e tyre. Ne duam të kemi një perspektivë."

Perspektiva mund të gjendet vetëm në një koncern evropian.

Kryetari i komitetit të punonjësve të sipërmarrjes, Klaus Franz, e akuzoi koncernin mëmë të Opelit se ka vetëm synim të eleminojë vende pune. Në SHBA nuk ekziston një koncept solid për të ardhmen:

"Rreziku qendron në atë, se Evropën mund ta tërheqin me vete në greminë. Kolege dhe kolegë, përfaqësuesit e punëmarrësve kanë arritur vetëm në këtë përfundim: ka një shans të vetëm. Ai është shkëputja e Opelit dhe Vauxhallit nga koncerni General Motors."

Opel Aktionstag Steinmeier
Ministri i jashtëm Steinmeier (PSD) përshëndet demonstruesit(26.02)Fotografi: picture-alliance/ dpa

Edhe kandidati për kancelar i socialdemokratëve gjermanë, Frank Valter Steinmeier, u foli opelanëve. Edhe ai kërkon një koncern evropian

"Ne kemi nevojë për një zgjidhje, që të mbajë vërtet. Ne kemi nevojë për katër landet e prekura në Gjermani dhe kemi para së gjithash nevojë për të gjithë qeverinë gjermane. Ne kemi të paktën pesë shtete evropiane në tryezën e bisedimeve."

Kryetari i komitetit të punonjësve Franz theksoi se koncerni ka nevojë për ndihma shtetërore. Veç kësaj, duhen gjetur partnerë të jashtëm për të mbetur të aftë për konkurencë. Por edhe në të ardhmen Opeli duhet të bashkëpunojë me General Motors.

Cilido qoftë koncepti i së ardhmes i Opelit, kryetari i komitetit të punonjësve, Klaus Franz, beson se do të nevojiten ndryshime rrënjësore, në rastin më të keq edhe shkurtime të vendeve të punës. Vetëm kështu ka shans i gjithë Opeli, mendon ai.