Olli Rehn: Statusi i Kosovës duhet të përcaktohet qartë | Ballkani | DW | 16.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Olli Rehn: Statusi i Kosovës duhet të përcaktohet qartë

Komisionieri i BE-së për zgjerimin, Oli Rehn në konferencën ndërkombëtare të organizuar në Romë me temë «Perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor» shprehet për situatën në Kosovë

Oli Rehn

Oli Rehn

«Nuk është e vërtetë që gjatë samitit të dhjetorit Bashkimi Europian ia mbylli derën vendeve të Europës Juglindore. E kundërta është e vërtetë : BE-ja po e mban derën hapur për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ato do të anëtarësohen në të porsa të përmbushin kriteret» – kështu u shpreh komisioneri përgjegjës për zgjerimin Olli Rehn, në konferencën ndërkombëtare të organizuar në Romë nga ministria e jashtme italiane me temë «Perspektiva Europiane e Ballkanit Perëndimor» .

Zyrtari i lartë i Komisionit Europian në fjalën e tij u ndal në mënyrë të veçantë në situatën dhe zhvillimet e pritshme në Serbi dhe Kosovë. Ai shprehu shpresën se zgjedhjet e reja në Serbi do të sjellin një qeveri të re demokratike e cila do të orientohet krejtësisht drejt BE-së. Një qeveri demokratike që do të bashkëpunojë plotësisht me Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës do të përshpejtojë dukshëm perspektivat e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Europian, - theksoi ndër të tjera Olli Rehn.

Në kumtesën e tij ai u ndal gjatë edhe në situatën në Kosovë dhe ardhmërinë e saj. Oll Rehn theksoi se Kosova po i afrohet kohës kritike. BE-ja dëshiron që procesi i filluar të përfundojë me sukses dhe të çojë drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme. « Komisioni Europian është i mendimit se statusi i Kosovës duhet të përcaktohet qartë, ai duhet të respektojë parimet e përcaktuara kohë më parë nga Grupi i Kontaktit dhe mundësojë një Kosovë multietnike, demokratike dhe të qëndrueshme, e aftë të vendosë marrëdhënie kontraktore me institucionet financiare ndërkombëtare si dhe të negociojë një marrëveshje asocim – stabiliteti me Bashkimin Europian » - deklaroi zyrtari i lartë i BE-së.

Olli Rehn pohoi po ashtu se për njerëzit e thjeshtë hapja e dyerve të Europës për vendet e tyre fillon së pari me të drejtën e udhëtimit në to pa viza. Lehtësimin e procesit të vizave ai e konsideroi si hapin e parë drejt liberalizimit së tyre të plotë, po ashtu siç i konsideroi marrëveshjet e asocim – stabilitetit që BE-ja ka nënshkruar me vendet e Ballkanit Perëndimor si paradhomën e integrimit të tyre të plotë në Bashkimin Europian .

  • Data 16.01.2007
  • Autor Viron Gjymshana
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZf
  • Data 16.01.2007
  • Autor Viron Gjymshana
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZf
Reklamë