Oli Rehn: Pa dialog nuk mund të ketë progres në rrugën drejt anëtarësimit në BE | Ballkani | DW | 08.02.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Oli Rehn: Pa dialog nuk mund të ketë progres në rrugën drejt anëtarësimit në BE

Komisioneri i BE-së, për zgjerimin, Oli Rehn vlerëson pozitivisht qëndrimin e Maqedonisë ndaj planit të Ahtisarit, por kërkon fillimin e dialogut mes qeverisë dhe opozitës maqedonase

Oli Rehn

Oli Rehn

Maqedonia ka luajtur një rol konstruktiv gjatë prezantimit të pakos së Ahtisarit për statusin e Kosovës, Bashkimi Evropian e vlerëson pozitivisht këtë politik pasi ajo kontribuon për stabilitetin në rajon. Kështu është shprehur komisioneri i BE-së, për zgjerim, Oli Rehn pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Pas fitimit të statusit shtet kandidat për anëtarësim në BE, Maqedonia ka shënuar ngecje në zbatimin e reformave. BE pret që te gjitha obligimet e mara nga Maqedonia të përmbushen në kohë "Dinamika për anëtarësim të një vendi në BE varet nga dinamika e realizimit të reformave."

Oli Rehn ka rikujtuar se Komisioni evropian reformat në Maqedoni i ka ndihmuar me një shumë të konsiduerueshme financiare. Komisioni evropian ka shprehur shqetësimin e tij për mosfunksionimin e dialogut midis pozitës dhe opozitës.

"Jam i brengosur për mungesën e dialogut midis qeverisë dhe opozitës. Pa dialog nuk mund të ketë progres në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Qeveria e Maqedonisë duhet të bëjë çmos për jetësimin e dialogut. Ky është obligim si i pozitës ashtu edhe i opozitës,"- është shprehur Oli Ren.

Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, pranon se ka ngecje në zbatimin dhe implementimin e disa ligjeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me anëtarësimin e vendit në BE. Qeveria është obliguar para komisionierit Oli Ren se të gjitha ligjet e mbetura do të miratohen deri në muajin qershor. Gjithnjë sipas Gruevskit qeveria do t'i vazhdojë me tempo të shpejtuar reformat në sistemin juridik, polici dhe në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

"Qeveria e Maqedonisë ka ndarë nga buxheti mjete të konsiderueshme financiare për punësimin e shqiptarëve në administratën shtetërore. Kjo është obligim nga marrëveshja e Ohrit që qeveria duhet ta plotësojë me urgjencë,"- vlerëson kryeministri Gruevski.

Komisioneri i BE-së për zgjerim Oli Rehn, ka marrë pjesë edhe në konferencën ndërkombëtare kushtuar marrëveshjes së Ohrit. Mundësitë e krijimit të një Evrope pa kufi ka qenë theksi kryesor i referatit të Oli Renit në këtë konferencë. Kryesuesi i konferencës, zëvendëskryeministri, Ymer Selmani ka ritheksuar rëndësinë dhe vlerat e marrëveshjes së Ohrit. Gjithjë sipas Selmanit, dokumenti i Ohrit reflekton pozitivisht jo vetëm në Maqedoni por edhe jashtë kufijve të saj.

Oli Rehn është takuar edhe me kryetarin e PDSH-së dhe BDI-së, Arbën Xhaferi dhe Ali Ahmeti. Në këto takime është prezentuar nga Euro- komisari domosdoshmëria e vazhdimit të dialogut midis pozitës dhe opozitës.

  • Data 08.02.2007
  • Autor Fatos Musliu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArYp
  • Data 08.02.2007
  • Autor Fatos Musliu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArYp
Reklamë