OKB ofron mbështetje për Maqedoninë nëse është e nevojshme | Ballkani | DW | 01.10.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

OKB ofron mbështetje për Maqedoninë nëse është e nevojshme

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres thekson angazhimin e organizatës botërore për Maqedoninë pas referendumit, i cili nuk arriti të sigurojë pjesëmarrjen e nevojshme të votuesve.

Vereinte Nationen Logo UN UNO

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, është njoftuar për rezultatin e referendumit në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, që u mbajt më 30 shtator. Zyra e shtypit nxorri të hënën (01.10) një deklaratë, në të  cilën theksohet fakti, se shumica e votuesve që votuan ia dhanë votën Marrëveshjes së Prespës. Sekretari i Përgjithshëm i bën thirrje të gjitha forcave politike të vendit të procedojnë për zbatimin e saj nëpërmjet institucioneve të vendit.

Sekretari i Përgjithshëm rithekson angazhimin e Kombeve të Bashkuara për të dhënë, nëse është e nevojshme, të gjithë mbështetjen e duhur, si nëpërmjet të dërguarit të posaçëm ashtu edhe me agjencitë, programet dhe fondet e OKB.

 

Reklamë