OKB i vë nota të ulëta politikës që ndjek Gjermania ndaj fëmijëve. | Gjermania | DW | 06.02.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

OKB i vë nota të ulëta politikës që ndjek Gjermania ndaj fëmijëve.

Raporti dymbëdhjetëfaqësh i Kombeve të Bashkuara lidhur me politikën gjermane për fëmijët është kritik dhe rezultati i vlerësimit nuk ë shtë edhe aq positiv. Gjermani duhet të matet me mundësitë e veta që ka si vend, i cili është në pararopjën të vendeve të zhvilluara- pikërisht sipas këtij modeli duhet të veprojë ky vend-thuhet në raportin e OKB-së. Në këtë kontekst Gjermania nuk ka bërë aq sa duhet për të drejtat e fëmijëve, megjithë disa përparime.

Ajo për të cilën flitet mirë në raportin e OKB-së është fakti se Gjermania ka arritur të sanksionojë me ligj se fëmijët duhet të edukohen pa përdorur dhunën. Edhe përfaqësimi i fëmijëvë para gjyqit është përmirësuar disi si edhe të drejtat e fëmijëve pas ndarjes së prindërve. Kritika të forta i vinë Gjermanisë nga ana e OKB më shumë për paaftësinë e deritanishme të saj të zgjidhë çështjen e kompetencave mes federatës landeve dhe komunave për politikën e fëmijëve. OKB paralajmëron se fëmijët refugjatë nuk mbrohen në mënyrë të mjaftueshme nga ligji në Gjermani. Për ta nuk ekziston gjithkund detyrimi shkollor dhe nga ana tjetër ata nuk gëzojnë kujdes të mjaftueshëm mjekësor. Madje fëmijët refugjatë pa prindër duhet të çajnë vetëm përmes proçedurës së vështirë të njohjes së azilit në Gjermani.

Kur u nënshkrua konventa e OKB për mbrojtjen e fëmijëve Gjermania kishte shprehur rezervat e saj kundër masave ndërkombëtare dhe nuk i ka tërhequr opcionin e saj megjithë kritikën ndërkombëtare. Nga ana e OKB-së shprehet pakënaqësia që thjesht vetëm problemi i kompetencave mes landeve e federatës të bllokojë respektimin e një konvente ndërkombëtare. Drejtuesi i delegacionit gjerman në Gjenevë Peter Ruhenstroth-Bauer premton se qeveria gjermane do t'a marrë seriozisht këtë kritikë. "Unë e kuptoj mjaft mirë se struktura federale e bën të vështirë realizimin e kësaj nga ana tjetër qeveria gjermane është shprehur qartë se do të tërheqë rezervat e saj. Ne do të zhvillojmë bisedime intensive me landet në kuadër edhe të kritikave e propozimeve qe kanë ardhur nga ana e OKB-së."

OKB-ja i rekomandon qeverisë gjermane të bëjë diçka kundër varfërisë së fëmijëve. Çdo i shtati fëmijë në Gjermani jeton nga ndihmat sociale. Gjithashtu duhet që qeveria gjermane të japë më shumë ndihma për fëmijët në vendet në zhvillim. Para së gjithash duhet të krijohet një institucion federal i cili do të kontrollojë respektimin e të drejtave të fëmijëve. Gjermania kritikohet se mungon madje edhe vullneti për t'i marrë seriozisht të drejtat e fëmijëve në të gjitha nivelet. Në këtë pikë qeveria gjermane e kundërshton OKB-në. Peter Ruhenstroth Bauer përgjigjet:

"Një instancë qendrore nuk është zgjidhja magjike për këto probleme, por aty duhet parë që në nivele të ndryshme federale të ofrohen mundësi të ndryshme."

OKB-ja shprehet se megjithë projekte të veçuara për fëmijët mungon filli lidhës në politikën gjermane të fëmijëve. Pas pesë vjetësh Gjermani duhet ti paraqesë sërish një report OKB-së dhe deri atëherë duhet që ekspertet t'u japin fund detyrave të shtëpisë të mbetura që nga viti 1995. Organizatat për mbrojtjen e fëmijëve të cilat shpresojnë në realizimin konkret të konventës shpresojnë që paralajmërimet me shkrim që kanë ardhur nga Gjeneva të merren seriozisht në Berlin edhe megjithëse OKB-ja nuk ka mundësi konkrete ligjore të vendosë sanksione.
  • Data 06.02.2004
  • Autor Birgit Fesenfeld
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar7l
  • Data 06.02.2004
  • Autor Birgit Fesenfeld
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar7l