OKB: Fondi për mbështetjen e të prekurve nga kontaminimi në Kosovë nuk ka para | Ballkani | DW | 03.11.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Ballkani

OKB: Fondi për mbështetjen e të prekurve nga kontaminimi në Kosovë nuk ka para

Komuniteti rom, ashkali e egjiptian në Kosovë ende pret trajtim efektiv për dëmet nga strehimoret në terren të kontaminuar. Deri tani, sipas OKB, asnjë nga shtetet anëtare nuk ka kontribuar në fondin e krijuar për ta.

Një histori që ka filluar në Kosovë, ka përfunduar në Nju Jork dhe ka ngecur po aty. Gjithçka nisi në vitin 1999 në Mitrovicë, ku para luftës ndodhej një lagje e madhe me romë. 8 mijë vetë jetonin atje, në lagjen "Mahalla rome”, vendbanimin më të madh të romëve në ish-Jugosllavi. Në Mahalla, në jug të lumit Ibër jetonin rreth 1000 familje në 700 shtëpi.

Pas luftës pati shqiptarët, që i panë romët si bashkëpunëtorë të autorieteteve serbe dhe i kthyen në subjekte dhune. Kur trupat e KFOR-it mbërritën në Mitrovicë e gjetën Mahallën të djegur. Gjysma e banorëve u largua jashtë vendit. Gjysma tjetër zuri ndërtesat publike në Mitrovicë dhe përreth. Rreth 600- 700 romë u dërguan në vitin 1999 në kampet për vendosjen e personave të zhvendosur brenda vendit. (camps for internally displaced persons (IDPs). Kjo i dha atyre status më të ulët se ai i refugjatit. Komplekset që ishin për qëndrim të përkohshëm 45 deri 90 ditë, u ndërtuan në Zhikoc, Cesminluke dhe Kablare. Një kompleks tjetër u ndërtua në Leposaviq. Gjysma e banorëve ishin fëmijë nën moshën 14 vjeçare.

Kampet afër minierës

Flüchtlingslager namens Osterode Flash-Galerie (Esat Ahmeti)

Zhikoci, Cesminluke dhe Kablare ndodheshin afër minierës së Tepçes, prodhuesit më të madh të zinkut dhe plumbit në ish-Jugosllavi. Afër kampit ndodheshin digat ku hidheshin mbetjet dhe zona ishte e kontaminuar me plumb që në vitet shtatëdhjetë. Kushtet në këto kampe kanë qenë shumë të këqija me mungesë uji dhe rryme, pa kujdes shëndetësor dhe banorët janë sëmurur shpesh.

Pas matjeve të bëra në mjedis u dha alarmi i ushtarëve francezë të KFOR-it, që dolën me përqindje të lartë të plumbit në gjak. Administratori Bernard Kushner, kërkoi më 2000 të mbylleshin kampet për shkak të rrezikut për shëndetin. Në nëntor 2000 UNMIK-u ka pasur në dorë një raport sipas të cilit, kontaminimi me plumb i bimëve ka qenë 176 herë më i lartë se mesatarja e lejuar, dhe kontaminimi i tokës 122 herë më shumë. Rekomandimi i bërë ishte që njerëzit e kampit të dërgoheshin diku tjetër.

UNMIK

UNMIK nuk i bëri publik këto të dhëna, nuk i raportoi në Këshillin e Sigurimit dhe nuk i zhvendosi banorët e kampeve.

Në fillim të vitit 2004, një fëmijë katërvjeçare rome humbi jetën në Zhitkovc, pasi ishte ekzaminuar me helmim nga plumbi. Që nga ky moment aktivistë romë filluan të ngrinin zërin dhe të tërhiqnin vëmendjen e mediave dhe qeverisë. Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH, bëri matje për kontaminimin e zonës dhe tha se pjesa më e madhe e fëmijëve që jetonin në Zvecan dhe Mitrovicë ishin të pasigurt për shkak të kontaminimit me plumb. OBSH, Kryqi i Kuq, Amnesty International i bëri thirrje UNMIK-ut të evakuonte fëmijët dhe gratë shtatzëna nga kampi.

Flüchtlingslager namens Osterode Flash-Galerie (Esat Ahmeti)

Më 2005 u nënshkrua një marrëveshje për kthimin e ish-banorëve të Mëhallës, në shtëpitë e rindërtuara nga donatorët. Pjesa e parë e projektit u realizua më mars 2007, me kthimin e 462 personave në ndërtimet e reja.

Më 2005, UNMIK-u pati marrë në dorëzim barakat e Osterodes të përdorura nga trupat e KFOR-it. Më prill 2006, gjithsej 593 banorë të Zhikocit, Kablares dhe Cesminlukës shkuan të jetonin në Osterode. Osterode ishte vetëm 150 metra larg Cesminlukës.

Më 2009, Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH, e cila mblodhi të dhëna, theksonte se niveli i plumbit në gjak ishte ende i lartë dhe kërkoi që njerëzit të zhvendoseshin nga Osterode dhe Cesminluka për në vende më të sigurta.

Më 2008 me krijimin e qeverisë së Kosovës, UNMIK ia kaloi përgjegjësinë për këto dy kampet e fundit, Ministrisë për Komunitetet dhe Kthimin. Kamp i Cesminlukës u mbyll më tetor 2010. Ai i Osterodes më dhjetor 2012 dhe i Leposaviqit në dhjetor 2013.

Hapja e çështjeve penale

Flüchtlingslager namens Osterode Flash-Galerie (Esat Ahmeti)

Më 31 gusht 2005, një organizatë europiane për mbështetje ligjore të romëve, European Roma Rights Centre (ERRC), ngriti një akuzë penale kundër UNMIK-ut, në zyrën e prokurorit publik në Kosovë. Akuza ishte bërë në emër të 550 romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve të kampeve dhe i referohej vdekjes së fëmijës katërvjeçare.

Mbasi nuk u mor asnjë përgjigje deri në janar 2006, akuza u dërgua në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Gjykata Europiane e ktheu mbrapsht, sepse nuk ishte nën juridiksionin e saj.

Në shkurt 2006, akuzuesit ngritën padi për dëmshpërblim dhe në korrik 2011, nënsekretari për çështjet ligjore i OKB-së, i quajti ato të pabaza.

Në shkurt 2010, iu kërkua Prokurorit të EULEX-it të hetonte rastin. Ai nuk e pranoi, sepse nuk "ishte nën juridiksionin e tij”.

138 akuzuesit janë banorë të Zhikocit, Kablares, Cesminlukës, Osterodes dhe Leposaviqit. Gjysma e tyre kanë qenë fëmijë në vitin 2008. 75 janë gra dhe vajza. Trembëdhjetë prej tyre kanë lindur fëmijë në kamp dhe kanë ngritur padi në emër të fëmijëve.

Nju Jorku

Javën e kaluar raportuesi i pavarur për asgjësimin e mbetjeve toksike, Baskut Tuncak, raportoi në Asamblenë e Përgjithshme të KB dhe mes të tjerash ai tha: "Në raportin tim flitet për vështirësitë që familjet rome, ashkalije dhe egjiptiane në Kosovë, qëndruan në kampet e KB ndërtuar mbi tokë me mbetje toksike nga 2009 deri 2013. Këto familje janë ende duke u munduar të marrin të drejtat e tyre për trajtim efektiv të helmimit me plumb të shkaktuar nga Kombet e Bashkuara dhe anëtarët e tij. Asnjë nga shtetet anëtare nuk ka kontribuar në fondin e krijuar për ta një vit më parë.

Baskut Tuncak UN Sonderberichterstatter Menschenrechte (UN)

Baskut Tuncak, Raportuesi i pavarur i KB

Fondi është krijuar majin e 2017, nga Sekretari i Përgjithshëm i KB për të mbështetur projekte asistence në bazë. Zyra e shtypit e Sekretarit të Përgjithshëm të KB i tha Deutsche Welle-s javën e kaluar, se " Sekretari i Përgjithshëm përsërit thirrjen e tij për të kontribuar në fond për të mbështetur komunitetin rom, egjiptian dhe ashkali të prekur nga helmimi. Kontributet për këtë fond do të mbështesin zbatimin e projekteve dhe nevojave më emergjente të këtij komuniteti të rrezikuar, përfshirë sektorin e shëndetit, zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturës.”

 

Deutsche Welle falenderon Dianne Post, avokaten nga SHBA, për vënien në dispozicion të fakteve të mbledhura, në përpjekje për të marrë të drejtën e mohuar për komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian që jetoi në kampet e ngritura mbi tokë të kontaminuar në Kosovë.