1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ofensiva diplomatike e Shkupit për Kosovën

30 Tetor 2005

Marrë nga Neue Zürcher Zeitung.

https://p.dw.com/p/Art8
"Së bashku për Maqedoninë"- Nga fushata e zgjedhjeve parlamentare më 2002.
"Së bashku për Maqedoninë"- Nga fushata e zgjedhjeve parlamentare më 2002.Fotografi: AP

Neue Zürcher Zeitung i kushton një artikull ofensivës diplomatike të Shkupit për çështjen e Kosovës.

Maqedonia është duke u përpjekur gjithnjë e më shumë për pavarësinë e fqinjit të saj, Kosovës. Shkupi instiston për paprekshmërinë e kufijve të saj shtetëror. Ofensivat diplomatike duhet ta sigurojnë këtë. Sipas pikëpamjes së udhëheqjes maqedonase një problem i pazgjidhur ende, dhe që është i rëndësishëm, është përcaktimi i kufijve të përbashkët.

Maqedonia preket nga Kosova njësoj si Serbia

Gjendja në Kosovë prek fqinjin jugor Maqedoninë, pothuaj njësoj si Serbinë, shkruan NZZ e cila shton se: Kjo u bë e qartë kur në pranverë të 1999-ës, qindra mijra shqiptarë të Kosovës shkuan në Maqedoni, por u bë e qartë edhe dy vjet më vonë kur një trupë guerrilash shqiptare, të ndihmuar nga Kosova vunë në pikëpyetje integritetin territorial të vendit. Krah lidhjeve politike dhe kriminale që operojnë në të dy anët e kufirit, ekzistojnë edhe lidhje të mëdha familjare midis popullsisë shqiptare të Kosovës dhe pakicës shqiptare në Maqedoni, e cila përbën rreth një të katërtat e popullsisë. Gjithnjë e më i rëndësishëm po bëhet edhe këmbimi ekonomik.

Teoria e dominosë nuk ekzison më

Por nuk janë vetëm këto lidhje të forta, që e kanë bërë Shkupin të mbajë qëndrim pragmatik në çështjen e Kosovës. Zona e konfliktit midis shumicës maqedonase dhe pakicës shqiptare në vend është zvogëluar me fillimin e zbatimit të marrëveshjes se Ohrit, dhe ndjenja e kërcënimeve reciproke ka rënë. Përveç kësaj, elita e vendit thekson se siguria e vendit garantohet kryesisht nga EU dhe Nato, në të cilat Maqedonia dëshiron shumë që të pranohet. Ndaj në Maqedoni duket se shumica favorizon "pavarësinë e kushtëzuar" të Kosovës. Formulimet që vijnë nga Kryeministri Vlado Buçkovski dhe presidenti Branko Crvenkovski tregojnë, se ne Shkup është hequr dorë nga teoria e dominosë, sipas të cilës Maqedonia do ndihej e rrezikuar nga një Kosovë e pavarur, sepse kjo do të zgjonte dëshira irredentiste tek shqiptarët e pjesës perëndimore të Maqedonisë, që kufizohen me Kosovën, dhe se Kosova e pavarur do të sillte në rend të ditës sërish projektin e Shqipërisë së Madhe. Këto frika nuk janë zhdukur përfundimisht nga Maqedonia. Gazeta citon presidentin Crvenkovski të ketë thënë se vendimtare nuk është statusi ndërkombëtar i këtij territori, por çështja nëse do të krijohet atje një shtet juridik.

Eide fut Shkupin në procesin e statusit të Kosovës

Megjithatë shton NZZ, Shkupi ka ende një problem të pazgjidhur, përcaktimin e kufijve me Kosovën. Maqedonia dhe Serbia e Mali i Zi, ku de juro bën pjesë edhe Kosova, vendosën me një pakt në vitin 2001 linjën ku do të kalonte kufiri. Shqiptarët e Kosovës nuk e pranuan këtë marrëveshje, sepse ata nuk pranojnë të bëjnë pjesë në Serbinë e Malin e Zi. Shqiptarët e Kosovës këmbëngulin, që me Shkupin të bisedohet vetëm pas bisedimeve për statusin- që sipas perpsektivës së Prishtinës do të thotë pas marrjes së pavarësisë. Shkupi ka marrë përkrahje nga i dërguari i Kombeve të bashkuara për Kosovën, Kai Eide. Eide dëshiron ta përfshijë Maqedoninë në procesin e statusit të Kosovës. Këtij qëllimi, shkruan NZZ i shërben vizita e kryeministrave të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi tek kolegu i tyre shqiptar ne Kosovës më 5 nëntor.


.