1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Obama: Fjalim në Talin

PP (dpa, Reuters, AFP)3 Shtator 2014

Presidenti Obama i garanton Estonisë ndihmën e Uashingtonit dhe reagon me fjalë të ashpra për ekzekutimin e gazetarit amerikan Steven Sotloff.

https://p.dw.com/p/1D617
Fotografi: picture-alliance/dpa/R. Velli

Presidenti amerikan Barack Obama i bëri thirrje NATO-s për "një mesazh të qartë mbështetjeje" ndaj Ukrainës në takimin e saj në Uells. Në një fjalim para studentëve në kryeqytetin estonez Talin Obama theksoi në të njëjtën kohë që aleanca ushtarake është e gatshme për të pranuar anëtarë të rinj. Dera e NATO-s mbetet "e hapur" - tha ai. Më parë Obama e kishte garantuar shprehimisht partneren e NATO-s Estoninë për ndihmën e Uashingtonit. Vendi nuk do të "mbetet kurrë vetëm," tha ai në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Estonisë Toomas Hendrik, dhe iu referua rastit të sulmit ndaj një partnetneri të aleancës së NATO-s. Presidenti amarikan njoftoi gjithashtu "njësi ajrore amerikane shtesë" për misionin e NATO-s për vëzhgimin e hapësirës ajrore të vendeve baltike.

Barack Obama dhe Toomas Hendrik
Fotografi: Reuters

Ukraina synon anëtarësimin në NATO

Qeveria e Ukrainës njoftoi ditët e fundit se do të bëjë një përpjekje të re për anëtarësim në NATO për shkak të "agresionit" të Rusisë në lindje të vendit. Rusia e kundërshton me forcë anëtarësimin e fqinjit të saj perëndimor në NATO. Sipas burimeve të qeverisë gjermane kandidatura e Kievit nuk është në agjendën e samitit të NATO-s që mbahet të enjten dhe të premten në Uells. Në samitin e Uellsit Aleanca pritet të miratojë një plan veprimi me të cilin ajo dëshiron të shtojë praninë e saj në Evropën Lindore.

Barack Obama in Estland
Fotografi: picture alliance/AP Images/M. Kulbis

Fjalë të ashpra për ekzekutimin e gazetarit amerikan

Obama reagoi me fjalë të ashpra për ekzekutimin e gazetarit amerikan Steven Sotloff, me prerje koke nga milicët terroristë. "Ne nuk tutemi dhe do të kujdesemi për drejtësi." tha Obama. "Ne nuk do të harrojmë" shtoi ai duke folur madje për "shkatërrimin" e milicisë së Shtetit Islam (IS).

Obama nuk tha se si ka ndër mend t'i luftojë milicët e IS-it. Para pak kohësh ai kishte deklaruar madje publikisht se ende nuk kishte ndonjë strategji për luftimin e IS-it. Obama nuk u shpreh në Talin as për pyetjen, nëse avionët ushtarakë amerikanë do të bombardojnë pozicionet e IS-it në Siri.