″O tani o kurrë!″ | Bota | DW | 25.10.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

"O tani o kurrë!"

Parlamenti izraelit debaton mbi planin e tërheqjes nga Rripi i Gazës

Ariel Sharon midis truprojave

Ariel Sharon midis truprojave

Avi Fahran jeton që prej mbi 20 vjetësh me familjen në ngulimin Alei Sinai në Rripin e Gazës. Që këtej ai është nisur më këmbë të shtunën në mbrëmje drejt Jeruzalemit, me të birin dhe nipërit. Me flamurin izraelit në dorë dhe me një shishe uji plastike ai ecën përgjatë autostradës. Të hënën pasdite planifikon të mbërrijë tek ndërtesa e parlamentit në Jeruzalem, për të protestuar kundër tërheqjes nga Rripi i Gazës.

"Dua t'i them këtë kryeministrit: 'Ti më dërgove në Rripin e Gazës për të ndërtuar ngulimin Alei Sinai pasi u dëbova nga ngulimi Yamit'."

Ky nuk është marshimi i parë protestues i Aviv Fahranin. Në vitin 1982 pas marrëveshjes së paqes me Egjiptin ai erdhi në Jeruzalem me familjen për të protestuar kundër evakuimit të ngulimit Yamit në Sinai. Pas kthimit të gadishullit të Sinait me miratimin dhe nxitjen e qeverisë izraelite kolonët e Yamitit ndërtuan ngulimin Alei Sinai në Rripin e Gazës, dhe këtë shtëpi ata nuk duan ta dorëzojnë.

"Besoj se Sharoni mund të ndërroje mendje dhe nuk do të na dëbojë. Dua t'i them: Pyet popullin, bëj një referendum. Nëse populli vendos që unë të largohem, atëherë do të shkoj tek varret e atyre që janë vrarë në Rripin e Gazës. Do ti përshëndes dhe do të largohem me kokën ulur."

Por në mënyrë që të mos vijë deri këtu lëvizja e kolonëve ka mobilizuar të gjitha forcat për të trazuar ujërat kundër tërheqjes nga Rripi i Gazës dhe zbrazjes së ngulimeve të atjeshme; por edhe pala tjetër është mobilizuar. "Shumica e do tërheqjen" - kjo është parrulla e dhënë nga lëvizja e paqes Shalom Ahshav; dhe sipas të gjitha sondazheve ajo ka të drejtë, sepse së paku dy të tretat e popullsisë janë shprehur për dorëzimin e Rripit të Gazës.

  • Data 25.10.2004
  • Autor Bettina Marx
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRs
  • Data 25.10.2004
  • Autor Bettina Marx
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRs
Reklamë