″O tani, o kurrë″ - Konferencë e OKB-së për paralajmërimin dhe mbrojtjen nga kakastrofat pas tragjedisë aziatike të Tsunamit | Bota | DW | 18.01.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

"O tani, o kurrë" - Konferencë e OKB-së për paralajmërimin dhe mbrojtjen nga kakastrofat pas tragjedisë aziatike të Tsunamit

Në qytetin e Japonisë Kobe zhvillon punimet konferenca pesë ditore e OKB-së për gjetjen e rrugëve dhe mundësive për një sistem më të mirë mbrojtjeje ndaj katatsrofave. Kjo konferencë i zhvillon punimet nën hijen e tragjedisë së shkaktuar nga Tsunami në Azinë jugore dhe juglindore. Në konferencë marrin pjesë ekspertë dhe politikanë nga 150 vende të botës.

Sistem paralajmërimi nga Tsunami në oqeanin Paqësor

Sistem paralajmërimi nga Tsunami në oqeanin Paqësor

Qysh në hapje të konferencës botërore për mbrojtjen dhe paralajëmrimin ndaj katastrofave një gjë ishte mëse e qartë: mbi 800 të deleguarit nga më shumë se 150 vende janë të vetëdijshëm që deri më sot tema përkujdesje paraprake ndaj katastrofave është injoruar në mënyrë të pafalshme. Ndaj katastrofa e Tsunamit në oqeanin Indian pavarësisht nga tragjedia dhe vuajtjet që e pasuan atë, pati edhe një influencë pozitive. Siç e formuloi në mënyrë konçize njëri nga pjesëmarrësit: "Nëse tani nuk ndërmarrin ndonjë hap, atëherë kurrë s´ka për t´u bërë gjë".

Nuk mungojnë, përkundrazi ka shumë ide ambicioze për atë se si mund të mbrohet më mirë njerëzimi prej Tsunamit apo katastrofave të tjera. Gjermania propozon modelin e saj të një sistemi sinjalizues për Tsunamit. Ky model parashikon integrimin e sistemeve tokësore, ujore dhe ajrore të vrojtimit. Ministrja gjermane e shkencës Edelgard Bulmahn në intervistë për televizionin ZDF sqaroi: "Sistemi i sinjalizimit bazohet në stacionet ekzistuese matëse, të cilat ne pjesërisht i kemi vënë në funksion nga Gjermania në mbarë botën. Por oferta jonë në këtë rast parashikon që në këtë sistem të përfshihen edhe sistemet ekzistuese të vendeve të tjera, në mënyrë që në mbarë botën të kemi në dispozicion një sistem efikas paralajmërimi."

Por në konferencë gjatë ditëve të ardhëshme nuk do të diskutohet vetëm për sistemet paralajmëruese dhe as vetëm për çështjet e teknologjisë së tyre. Ajo që është më e rëndësishmja dhe që do të shqyrtohet me seriozitet është çështja deri më sot e lënë pasdore, se si në rajonet e prekura njerëzit mund të ndërgjegjësohen nga rreziqe të tilla. P.sh. në çastin e Tsunamit në oqeanin Indian ndodhi që shumë njerëz të shtyrë nga kurioziteti vrapuan drejt detit në vend që të largoheshin për të gjetur vende të sigurta. Drejtori i programit të OKB-së për mjedisin, Klaus Tëpfer nënvizon: "Një sistem paralajëmrimi nuk presupozon vetëm teknikën, sado e rëndësishme që është ajo, por edhe edukatën, përgatitjen e njerëzve qysh në shkollë. Në mënyrë që njerëzit të jenë të përgatitur shumë më mirë për t´u shpëtuar fenomeneve të tilla natyrore."

Në rend të ditës së kësaj konference është edhe gatishëmria e vendeve të pasura donatore për t´i ndihmuar vendet e prekura së fundi nga Tsunami në përpjekjet për krijimin e sistemeve të paralajëmrimit. Koordinatori i ndihmës së emergjencës të OKB-së, Jan Engeland propozi që 10% e parave të dhëna si donacione për ndihmën e emergjencës të përdoren për minimizimin e rreziqeve të katastrofave. Duke iu drejtuar pjesëmarrësve nëpërmjet një videokonference, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan, theksoi, se "Pas një katatsrofe të tillë nuk mjafton vetëm pastrimi i rënojave".

E rëndësishme është gjithashtu që vëmendja të mos fokusohet vetëm tek Tsunami duke lënë pasdore masat paralajëmrues edhe mbrojtëse nga të tjera dukuri natyrore, për të cilat gjithashtu janë të nevojshme sistemet e sinjalizimit. Lidhur me këtë Klaus Tëpfer thekson: "Ne kemi nevojë për sisteme globale paralajmërimi, jo vetëm në oqeanin Indian. Ne kemi nevojë të mbrohemi si nga Tsunamet ashtu edhe nga shumë katastrofa të tjera natyrore, siç janë uraganet, ciklonet, apo reshjet, ose thatësirat e jashtëzakonshme. Ndaj nuk duhet që të merremi tani me gjëra të vogla, por duhet të koordinojmë strategjitë tona të zhvillimit qoftë në Afrikë, në Azi apo në Amerikën Latine."

Fakti që kjo konferencë i zhvillon punimet në qytetin japonez Kobe ka të bëjë me 10 vjetorin e tërmetit të fuqishëm që preku këtë rajon duke shkaktuar askohe mbi 6400 viktima.

  • Data 18.01.2005
  • Autor Vilma Filaj-Ballvora
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQy
  • Data 18.01.2005
  • Autor Vilma Filaj-Ballvora
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQy
Reklamë