Numër i lartë deliktesh të ekstremistëve të djathtë | Gjermania | DW | 21.12.2009
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Numër i lartë deliktesh të ekstremistëve të djathtë

Dhuna që shkaktohet nga skena e ekstremistëve të djathtë në Gjermani mbetet e lartë. Në vitin 2008 u shënua një vit rekord. Zyra Federale e Kriminalistikës merret intensivisht me këtë formë të veprave penale ideologjike.

Akte kriminale të ekstremistëve të djathtë veçanërisht në internet

Akte kriminale të ekstremistëve të djathtë veçanërisht në internet

Sipas të dhënave të autoriteteve gjermane në Gjermani jetojnë 30 mijë ekstremistë të djathtë dhe një e treta e tyre nuk i trembet dhunës. Kështu vlerëson organi për ruajtjen e kushtetutës. Gjermania e ka një problem me dhunën e ekstremizmit të djathtë dhe siç duket ky problem nuk do të zvogëlohet. Jörg Ziercke është kryetar i Zyrës Federale sww Kriminalistikës:

"Në vitin 2008, me 20 mijë rastet kriminale të lajmëruara në polici të motivuara nga skena e djathtë është regjistruar shkalla më e lartë e kriminalitetit të ekstremizmit të djathtë që prej vitit 2001".

Po ashtu edhe ky vit pritet të mbyllet me rreth 20 mijë vepra penale. Para së gjithash bëhet fjalë për propagandë - ku lavdërohet koha e nacionalsocializmit, ndërsa mohohet holokausti. Metoda më e përhapur e kësaj propagande është interneti. Megjithatë, një e treta e rasteve shoqërohet me dhunë.

"Kjo do të thotë mesatarisht dy deri në tre akte dhune në ditë në Gjermani. Ndërsa për çdo muaj tri vepra penale të dhunshme me motive antisemitiste".

Po të krahasohen shifrat e përgjithshme, atëherë numri më i madh e veprave penale të skenës së ekstremizmit të djathtë ndodhin në landet e vjetra. Por nëse këto të dhëna krahasohen me numrin e banorëve të landeve, atëherë vërehet se sa të prekur janë gjermanët në Lindje.

"Krahasuar me numrin e banorëve, të rënduara janë para së githash landet Saksoni-Anhalt, Saksoni, Meklenburg-Pomerania, Turingia dhe Berlini".

Një studim i Institutit Hannah-Arendt, i bërë me kërkesë të Zyrës Federale së Kriminalistikës tregon se ekzistojnë dallime të mëdha në mes të Lindjes dhe Perëndimit, si për nga motivet ashtu dhe për nga organizimi i dhunës së djathtë. Në Saksoni për shembull agresioni drejtohet më shumë kundër njerëzve me pikëpamje të tjera dhe mënyra tww tjera jetese sesa kundër emigrantëve dhe minoriteteve tjera, thotë drejtuesi i studimit, Uwe Backes nga Universiteti Teknik i Drezdenit. Për dallim në landin e Renanisë Veriore -Vestfalisë (NRW):

"...Dhuna ksenofobe dominon në përhapje dhe po ashtu sa vjen e rritet".

Interesant është edhe roli i ndryshëm që luajnë partitë e esktremizmit të djathtë. Deri tani është paralajmëruar shpesh se suksesi i tyre do të thoshte shtytje për klubet e ekstremit të djathtë. Për dallim, disa studiues të tjerë besojnë që partitë e suksesshme të djathta ekstreme mund të bllokojnë potencialin e dhunës. Megjithatë rezultatet e studimit në landet e Nordhajnvestfalisë dhe Saksonisë tregojnë se kjo problematikë nuk mund të sqarohet lehtë. Backes flet për Partinë Nacionaldemokratike të Gjermanisë (NPD):

"Në Saksoni nuk mund të dëshmohet ndonjë lidhje në mes të rezultatave të Partisë Nacionaldemokratike dhe sukeseve të së djathtës me aktet e dhunës. Për dallim në landin e Renanisë Veriore -Vestfalisë tek një Parti Nacionaldemokratike e dobët mund të vërehet një lidhje e dobët me aktet e dhunës".

Në bazë të këtyre rezultateve është shumë e vështirë që të zhvillohet një strategji e vetme kundër ekstremizmit të djathtë. Megjithatë kryetari i Zyrës Federale së Kriminalistikës, Ziercke ka tani në dorë të dhëna të rëndësishme për të luftuar ekstremizmin e djathtë.


Autor: Heiner Kiesel/ Esat Ahmeti

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 21.12.2009
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/LA0X
  • Data 21.12.2009
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/LA0X