1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Numër i madh viktimash civile në Somali

Stefan Ehelert9 Janar 2007

Afro 30 vetë mendohet të jenë vrarë deri tani nga sulmet ajrore të ShBA-ve në Somali. Rezultatet e aksionit nuk dihen ende.

https://p.dw.com/p/ArJh
Aeroplanmbajtesi amerikan "Eisenhower" në brigjet e Somalisë
Aeroplanmbajtesi amerikan "Eisenhower" në brigjet e SomalisëFotografi: AP

Sulmet e të djelës, të hënës dhe të martës ishin drejtuar kundër tre personave, që dyshohet të jenë mjaft të rëndësishëm në hierarkinë e Al-Kaidës, e që kërkohen kohoësh nga Shtetet e Bashkuara. Pentagoni ka pranuar deri tani vetëm njërin prej sulmeve, atë të së djelës. Njoftimet për sulmet e tjera vijnë nga dëshmitarë okularë. Javën e kaluar, udhëheqësi i Al-Kaidës, Eiman al Sawahiri, e pat quajtur Somalinë "një kasaphanë të re". Në një mesazh të publikuar në internet ai foli për një luftë të Shba/ve kundër islamit dhe myslimanëve.

Pasojat e sulmeve të para ajrore, që nga viti 1994, të Shba/ve në Somali, ende nuk dihen. Të paktën njëri nga terroristët e kërkuar të rrjetit të Al/Kaidës thuhet të jetë vrarë, ndoshta dhe dy. Fjala është për Fasul Abddullah Mohamed dhe ish/shefin e operacioneve të al/Kaidës në Afrikën Lindore, Abu Talha al-Sudani. Të dy kërkohen me akuzën e organizimit të sulmeve terroriste në ambasadat amerikane në Kenia dhe Tansania në vitin 1998. Për llogari të tyre mendohet të ketë qenë edhe atentati i hotelit në Mombasë, në fund të vitit 2002. Së bashku me milicë të tjerë të unionit të Gjyqit Islamik në Somali, ata janë në arrati. Matt Bryden, ekspert i Somalisë nga grupi ndërkombëtar i krizave: "Ata mendohet të jenë në Somalinë e Jugut, dhe sulmet ajrore mund të sjellin fundin e qendresës së tyre."

Për sekerataren e shtetit në ministrinë e jashtme amerikane, Jenday Frazer, nuk ka dyshim, që terroristët e Al Kaidës kanë qenë me rëndësi vendimtare për islamistët radikalë në Somali: "Ne e kemi parandjerë këtë dhe kemi pasur edhe dëshmi të shërbimeve tona të fshehta, sipas të cilave këta aktivistë kanë pasur një ndikim shumë të madh në kreun e Këshillit të Gjyqit Islamik. Për shembull kanë furnizuar milicët me municion dhe naftë."

Me avionë spiunazhi një njësi speciale amerikane kërkoi vendstrehimet e mundshme të top-terroristëve të kërkuar. Më pas nga xhibuti u nis një avion luftarak i tipit A-130. Fjala ishte për një modifikim të aeroplanit katërmotorsh "Herkules" të pajisur me sisteme tepër moderne për dallimin e objektivit dhe 12 vetë në ekipazh.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan të ndalojnë me të gjitha mjetet që terroristët e kërkuar të përhapen, thotë njëri nga anëtarët e njësisë speciale: "Kjo na preokupon më së shumti. Duket se janë stuar rekrutimet dhe trajnimet e tyre. Ata janë pozicionuar në mënyrë të tillë, që të mund ta zgjerojnë ndikimin e tyre edhe përtej kufijve të Somalisë."

Se sa i suksesshëm ka qenë ky mision i përgjakshëm, kjo nuk dihet. Fotografi të terroristëve që thuhet se janë vrarë nuk ka. Ministri i qeverisë provizore të Somalisë, Ali Jama, kërkon durim: "Jemi duke shqyrtuar situatën. Në se ata kanë shpëtuar, atëherë operacioni do të vazhdojë, në se ata të gjithë janë larguar nga ajo zonë, atëherë nuk ka më shkak për sulme të mëtejshme".

Pavarësisht nga përmasat dhe pasojat e sulmeve ajrore, Komisioni Evropian i ka dënuar sulmet si "të padobishme". Somalia ka nevojë për një zgjidhje politike dhe për dialog me përfaqësuesit e moderauar të Gjyqeve Islamike. Por qeveria nuk sheh vend për këtë pajtim: "Gjyqe islamike, ato nuk ekzistojnë më". Kështu flasin fitimtarët. Por për paqe në Somali, as që bëhet fjalë.