Nuk ka migrante tipike | Gjermania | DW | 16.05.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Nuk ka migrante tipike

Deputete gjermane kritikojne stigmatizimin e migranteve

Dhuna ne familjet e turqve - nje perjashtim - (Foto: Valltare turke ne Berlin)

Dhuna ne familjet e turqve - nje perjashtim - (Foto: Valltare turke ne Berlin)

E ngarkuara e qeverisë gjermane për migrantët, Mari Luize Bek është e mendimit, se debatet e zhvilluara në opinion për dhunën në familjet e migrantëve janë shumë shpesh një pengesë për integrimin e tyre në shoqërinë gjermane. Ekologjistja organizoi të premten në Berlin një takim me gazetarë me temë: Migrantet ndërmjet traditës dhe modernes". Krahas saj ne podium ishin edhe deputetet me prejardhje turke, socialdemokratja Lale Akgyn si edhe ekologjistja 34 vjeçare Ekin Deligëz.

Bek kritikoi punëdhënësit që shumë pak i punësojnë migrantet nëpër ndërmarrje, qoftë për qëllime pune, qoftë për kualifikim. Vetëm në kryeqytet, për shembull, nga gjithsej 31 mijë vende kualifikimi që vë në dispozicion Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, 196 i perfitojne migrantet turke.

Martesat e detyrueshme janë fenomene të rralla tek migrantët, tha Bek, megjithatë ato janë fenomene që duhet të luftohen. Një nga mjetet që propozon zëvendëskryetarja e grupit parlamentar të ekologjistëve, është mes të tjerash, që vajzave t'u mundësohet kthimi në Gjermani. Deri tani ka qenë problem, pasi vajzat e martuara në moshë të mitur në Turqi apo vende të tjera, mbas gjashtë muajsh qendrimi jashtë Gjermanisë, nuk kanë pasur më të drejtë të kthehen. Bek kërkon që atyre t'u njihet martesa në Turqi, në mënyrë që kur të kthehen një ditë në Gjermani, të mund të marrin edhe fëmijet me vete. Në Gjermani jetojnë gjithsej 2,2, milionë turq.

Sipas një studimi të qeverisë gjermane 46 për qind e migranteve turke bëhen viktima të dhunës familjare. Kjo përqindje eshte më e lartë se tek gratë gjermane (37%). Në debatet përkatëse shumë shpesh krijohet përshtypje e gabuar, sikur të gjithë migrantët përdorin dhunë në familje.

E ngarkuara per fenë islame në Bundestag, socialdemokratja Lale Agkyn, tha se debatet e zhvilluara kohët e fundit për vrasjet për çështje nderi dhe martesat e dhunshme përdoren si shkak për të postuluar mospajtimin e fesë islame me shoqërinë moderne. Debati zhvillohet në mënyrë paternaliste, thotë Akgyn.

Migrantet turke janë në gjendje vetë te flasin për veten e tyre, e këtij mendimi është edhe Ekin Deligëz, kryetare komisionit të Bundestagut për fëmijët dhe deputete e ekologjistëve. Deligëz, e cila vetë është lindur në Turqi, tha se pasqyrimi i migrantëve nëpër media është i shpështjellë. Nuk ekziston një migrante tipike, prandaj edhe problemet duhen parë në mënyrë më të diferencuar.

  • Data 16.05.2005
  • Autor Anila Shuka, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar3o
  • Data 16.05.2005
  • Autor Anila Shuka, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar3o