Nuk ka lirim të parakohshëm për Hodorkovskin | Bota | DW | 22.08.2008
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Nuk ka lirim të parakohshëm për Hodorkovskin

Nuk do të ketë lirim të parakohshëm për Mikail Hodorkovskin. Këtë e vendosi të premten (22.8.) një gjykatë në qytetin rus Çita, 6.000 km. në Lindje të Moskës.

default

Ish-manjati rus i naftës Mikail Hodorkovski në gjykatë në Çita 21.08. 2008

Vendimtar për gjykatën për të mos e liruar para kohe Hodorkovskin ishte argumenti, se ai nuk është përmirësuar. Ai nuk është penduar për veprat e tij dhe gjatë burgimit nuk është sjellë si duhet, thuhet në argumentim. Kur trupi gjykues në Çita të premten (21.8.) dëgjoi njeriun më të pasur të Rusisë Mikail Hodorkovskin, ai tha: "Të hënën (18.8.) mësova, se ka akuza të reja. Mendimi im është, se ato janë të reme dhe qesharake. Së pari unë duhet t´i kem komunikuar drejtuesit të burgut hetimor, se sa persona janë në qelinë time. Unë i kam thënë dy. Së dyti, gjoja kapaku i fuçisë së ujit ka qenë i papastër."


Avokatët e Hodorkovskit muajin e kaluar paraqitën kërkesë për lirimin e parakohshëm të klientit të tyre. Në bazë të kodit të procedurës penale ruse një gjë e tillë është e mundur, nëse i dënuari e ka vujatur më shumë se gjysmën e dënimit. Në rastin e Hodorkovskit ky kusht përmbushet. Ai u dënua në vitin 2005 për manipulim tatimesh dhe mashtrim me tetë vjet burg, por më parë kish kaluar edhe një vit e gjysmë në arrest hetimor.


Juri Shmid, një ndër avokatët e Hodorkovskit duke reaguar për një radio gjermane tha: "Në radhë të parë kjo ka të bëjë me faktin, që të gjithë njerëzit, që atëherë ia arritën ta arrestojnë, ta dënojnë dhe të ngrenë një padi të dytë ndaj Hodorkovskit vazhdojnë të jenë edhe sot në pushtet. Ata ushtrojnë me pa të drejtë presion ndaj gjykatës. Këta njerëz kanë frikë ta lirojnë Hodorkovskin. Kjo në radhë të parë lidhet me interesat e tyre personale, që s´kanë të bëjnë me interesat e vendit tonë."


Kundër Hodorkovskit është në proces edhe një padi e dytë për pastrim parashë. Avokatët e tij këtë hap e konsiderojnë me motive politike dhe thonë, se nuk ka fakte.


Juri Shmid u shpreh i zhgënjyer që vendimi i gjykatës u dha në këtë formë, pavarësisht nga sinjalet e presidentit të ri Dimitrij Medvjedev, se e drejta qëndron mbi gjithçka dhe drejtësia duhet të vendosë e pavarur. Avokati i Hodorkovskit deklaroi, se do të ankohet për këtë vendim të gjykatës. Edhe Ljudmilla Aleksejeva nga seksioni i Moskës i Organizatës së Komitetit të Helsinkit e kritikoi vendimin duke deklaruar, se nëse gjykatat do të ishin të pavarura, Hodorkovski do të ishte i lirë.


  • Data 22.08.2008
  • Autor Esther Hartbrich
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/F3Gg
  • Data 22.08.2008
  • Autor Esther Hartbrich
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/F3Gg