1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nuk ka afrim

Peter Heilbrunner28 Nëntor 2006

BE duhet të mendojë tani masat si reagim ndaj qëndrimit të Ankarasë në çështjen e Qipros. Qeveria në Ankara ka ndaluar hyrjen në Turqi të anijeve dhe avionëve

https://p.dw.com/p/Ar9f
Abdullah Gül në samitin e vendeve mesdhetare në Finlandë
Abdullah Gül në samitin e vendeve mesdhetare në FinlandëFotografi: AP

BE ka kërcënuar Turqinë me masa më të rrepta për shkak të konfliktit të Qipros. Ai reagoi kështu dje (të hënën) para samitit të shteteve të Mesdheut, anëtare të BE-së, në Tampere të Finlandes.

Qeveria në Ankara u ka ndaluar hyrjen në Turqi anijeve dhe avioneve nga pjesa jugore e Qipros. "Kjo duhet të ketë pasoja. Ne nuk mund të vazhdojmë kështu, sikur të mos kishte ndodhur asgjë", tha ministri i jashtëm finlandez dhe kryetari i rradhës së BE-së Erkki Tuomioja pas bisedimeve me homologun e tij turk Abdullah Gül dhe ministrin e jashtëm të qipros Georgios Lilikas.

Kjo duhej të ishte përpjekja e fundit, me të vertetë e fundit për të afruar të dy kontrahentët në konfliktin e Qipros, por Turqia dhe anëtari i BE-së Qipro nuk lëvizin nga e tyrja. Kjo ka pasoja në rradhë të parë për Turqinë. Sepse Ankaraja ka premtuar më shumë se para një viti, se do të hapë portet dhe aeroportet e saj deri në fund të 2006 për mallrat nga Turqia.

"BE duhet të marrë një vendim deri më së voni në takimin e ministrave të jashtem me 11 dhjetor. Por ne nuk kemi më nevojë për një samit tjetër për Turqinë, siç e kishim në vitin 2004-2005."

Megjithatë akoma nuk mund të parashikohet, se çfarë hapi do të ndërmarrë Rehn. A do t´i ndërpresë bisedimet vetëm në ata pjesë që kanë të bëjnë me Qipron, si përshembull kapitulli i tregtisë? Sepse problemi kryesor është, që Ankaraja nuk i hap portet dhe aeroportet për mallrat qipriote. Kjo është e vendosur me të ashtuquajturin protokolli i Ankarasë. Dhe këtë nuk e ka aprovuar ende parlamenti turk.

Por shkaku për grindjen për Qipron është në fakt më i thellë. Ky ishull i Mesdheut është ndarë në veriun e pushtuar nga Turqia dhe në jugun, i cili është anëtar i BE-së. Ankaraja e sheh ratifikimin e protokollit të Ankarasë si garanci, që do të ndihmojë për të njohur veriun e pushtuar. Ky kombinim nuk mbështetet shumë në BE dhe ka nga ata që dëshërojnë një reagim më të ashpër. Ndërprerjen e të gjitha bisedimeve për pranim.

Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel e bëri të qartë dje në kongresin e CDU-së, se qeveria turke duhet të presë konsekuenca."Nëqoftëse Turqia nuk e respekton protokollin e Ankarasë dhe si të thuash në këtë mënyrë nuk e pranon Qipron atëherë bisedimet me Turqinë nuk mund të vazhdojnë kështu."

Frank Walter Steinmeier ministri i jashtëm gjerman porositi që të mos bëhen hapa shumë të shpejtuar. Duhet siguruar mosnderprerja e bisedimeve. Por biles edhe vetë në partinë e tij ky mendim nuk përkrahet 100 përqind. Këtë problem duhet ta zgjidhin në fund kryetarët e shteteve dhe të qeverive në samitin e tyre në dhjetor. Të rënduara marrëdhëniet evropiano-turke do të jenë kështu apo ashtu.