″Nuk janë demonstrues paqësorë, por terroristë″ Qeveria uzbeke justifikon ndërhyrjen ushtarake si ″masë kundër terrorizmit″ | Bota | DW | 18.05.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

"Nuk janë demonstrues paqësorë, por terroristë" Qeveria uzbeke justifikon ndërhyrjen ushtarake si "masë kundër terrorizmit"

Një grup prej 39 diplomatësh të huaj mbërriti sot në qytetin uzbek, Andishan. Këtë e bën të ditur agjensia e lajmeve, AFP. Ata duan të hetojnë gjendjen në këtë qytet, ku para një jave, u shtyp një kryengritje kundër regjimit autoritar të presidentit Islam Kamirov. Gjendja në të gjithë vendin është ende e nderë. Edhe numri i viktimave akoma i paqartë

Ushtarë uzbekë duke marrë në shënjestër demonstruesit

Ushtarë uzbekë duke marrë në shënjestër demonstruesit

37 policë humbën jetën në trazirat e këtyre ditëve në qytetin e Andishanit. Gjithsej humbën jetën 169 vetë. Këto janë shifrat zyrtare, që u bënë të ditura sot, nga Ministri i brendshëm uzbek, Almatov. Në Andishan nuk pati demonstrues paqësorë, por kryengritës të armatosur, deklaroi edhe Prokurori i Përgjithshëm, Rashid Kadyrov një ditë më parë në kryeqytetin Tashkent. Në kryengritje kanë marrë pjesë terroristë, u bë e ditur nga qarqet qeveritare. Ndërkohë që përfaqësues nga organizatat për të drejtat e njeriut kanë informuar për qindra civilë të vrarë nga ushtarët. Opozita flet për 745 të vrarë në trazirat në Fergana.
Numri i të arrestuarve po sipas të dhënave zyrtare është rritur gjithashtu. Ministri uzbek bëri fjalë për 81 të vrarë.
Ndërkohë që në Andishan është ende prezente, ushtria.

Në qarqe të ndryshem ekziston dyshimi se shërbimi sekret uzbek, pas ngjarjeve javën e shkuar, do të arrestojë sërish opozitarët. Në burgjet uzbeke të burgosurit torturohen dhe vriten arbitrarisht. Opozita është e mendimit se mund të ketë sërish protesta.
Edhe nga kufiri uzbeko-kirgiz ka njoftime për trazira. Pala kirgize ka mbyllur kufirin me Uzbekistanin, pas shtimit të numrit të refugjatëve në 48 orët e fundit. Por nga ana uzbeke e kufirit presin akoma mijëra vetë të dalin në Kirgiz.

Ndërkohë qeveria amerikane është shprehur e shqetësuar për trazirat në Uzbekistan. Ministrja e Jashtme, Kondolesa Rajs, kërkoi nga qeveria uzebeke iniciimin e reformave. Siç dihet SHBA janë aleate të qeverisë së Karimovit. Ata ashtu si në Gjermani, kanë të stacionuar ushtarët e tyre atje, me qëllim përkujdesjen për trupat e tyre në vendin fqinj, Afganistan.

  • Data 18.05.2005
  • Autor Herman Krause
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArPG
  • Data 18.05.2005
  • Autor Herman Krause
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArPG
Reklamë