Nuk do të ketë rregullim të statusit për fëmijët e ish-refugjatëve dhe azilkërkuesve | Gjermania | DW | 24.06.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Nuk do të ketë rregullim të statusit për fëmijët e ish-refugjatëve dhe azilkërkuesve

Vendimet e Konferencës së Ministrave të Brendshëm në Shtutgart janë të prera: Do të vazhdojë kthimi i detyrueshëm në Kosovë i ashkalinjve dhe egjiptianëve, pjesërisht edhe i romëve. Kërkesa e ministrit socialdemokrat Oto Shili për të rregulluar qendrimin e të rinjve dhe minorenëve nuk u pranua nga unionistët. Te premten ne mesidte ministrat dolen para gazetareve, mbas dy ditesh konsultimesh.

Kthimi i detyrueshem

Kthimi i detyrueshem

Reh: "Situata në Kosovë është normalizuar aq, sa që edhe antarët e pakicave mund të kthehen. Për këtë u binda vetë para disa javësh. Rregullimi i qendrimit do të ishte një sinjal i gabuar,"

Me këto fjalë kryetari i Konferencës së Ministrave të Landeve Gjermane dhe njëkohësisht ministri kristiandemokrat i Baden Vyrtembergut, Heribert Reh, argumentoi vendimin e Konferencës. Ky rezultat pritej që më parë, megjithëse shoqatat e refugjatëve si edhe shumë deputetë të partive socialdemokrate, liberale dhe nga Të Blertët kishin kërkuar pikërisht të kundërtën. Jo vetëm unionistët, edhe ministri federal, socialdemokrati Oto Shili, që në konferencëen e 16-ministrave është i ftuar si mysafir, e mbështet tërësisht këtë vendim:

Shili:

"Pranimi i refugjatëve të luftës është i përkohshëm. Gjermania mund të krenohet me numrin e madh të refugjatëve që ka pranuar në kohë krizash, por kjo nuk do të thotë, që këta të mbeten të githë këtu."

Qysh në një takim të zhvilluar mes UNMIK-ut dhe qeverisë gjermane në 24 prill në Berlin ishte vendosur që të fillojë kthimi gradual i pjestarëve të pakicave në Kosovë. Fjala është për me pak se 2 mijë ashkalinj dhe egjiptianë, si edhe rreth 70 romë të dënuar për vepra penale.

Në një pikë dallonin qendrimet ndërmjet socialdemokratëve dhe unionistëve. Në çështjen e të miturve dhe të rinjve, që janë lindur ose rritur në Gjermani e që kanë probleme të mëdha për t'u integruar në shoqëritë e vendeve nga vijnë prindërit e tyre. Këtu bën pjesë një numër i madh kosovarësh, jo vetëm pjestarë të pakicave, por edhe shqiptarë. Shili kishte kërkuar më parë që të gjendej një mundësi për të rregulluar statusin e qendrimit. Ministri kristiansocial i landit të Bavarisë, njëri nga më radikalët në politikën ndaj të huajve, Gynter Bekshtajn është që raste të tilla të shihen një për një.

Bekshtajn

: "Ne jemi dakord që ka raste të jashtëzakonshme, në të cilat vendimet duhet të merren në dobi të fëmijëve, pra të rregullohet statusi i qendrimit."

Por pikërisht Landi i Bavarisë është një nga landet kryesore, që jo vetëm që nuk e ka ngritur komsioinin e rateve të jashtëzakonshme, që parashikon ligji i ri migrimit, por që deri tani as që ka ndër mend ta bëjë një gjët ë tillë. Shpresa e të miturve mbetet të shtyhet për konferencën e vjeshtës së ministrave të brendshëm, vendimi i së cilës do të ndikohet nga zgjedhjet e parakohshme që pritet të zhvillohen në shtator.

  • Data 24.06.2005
  • Autor Anila Shuka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar3M
  • Data 24.06.2005
  • Autor Anila Shuka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar3M