Novak Gjokoviq merr pjesë në Australian Open edhe pse i pavaksinuar | Bota | DW | 05.01.2022
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Bota

Novak Gjokoviq merr pjesë në Australian Open edhe pse i pavaksinuar

Tenisti serb, Novak Djokoviq, paraqet vërtetim mjekësor dhe lejohet të marrë pjesë i pavaksinuar në Australian Open.

Fituesi nëntë herë i Australian Open, Novak Gjokoviq, njoftoi se do të mbrojë titullin e tij në turneun e 17-30 janarit, pasi kishte marrë një vërtetim mjekësor për t'u përjashtuar nga vaksinimi kundër COVID-19.

Më parë ai nuk kishte pranuar të tregonte nëse ishte i vaksinuar, duke vënë në dyshim pjesëmarrjen e tij në turneun e Melburnit.

Organizatorët e turneut kishin vendosur që të gjithë pjesëmarrësit duhet të vaksinohen kundër koronavirusit, ose të marrin një vërtetim mjekësor për përjashtim nga vaksina të lëshuar nga një grup i pavarur ekspertësh.

"Kam kaluar kohë fantastike cilësore me të dashurit e mi gjatë pushimit dhe sot po shkoj Down Under me një leje përjashtimi. Le të shkojmë në vitin 2022," tha ai në Instagram.

Vaksinimi i detyrueshëm është 'shantazh'

Babai i Gjokoviqit, Srgjani, kishte thënë për një televizion serb në nëntor se djali i tij ndoshta nuk do të merrte pjesë në turne, duke e quajtur "shantazh" këmbënguljen e Tenis Australia për vaksinimin e detyrueshëm.

Zyrtarët e shtetit lindor të Australisë, Victoria, ku gjendet edhe kryeqyteti i vendit Melburni, kishin deklaruar prej muajsh se do të lejonin vetëm lojtarët e vaksinuar.

"Rregullat janë rregulla. Ky është vetëm një përjashtim për asrye mjekësore dhe vetëm kaq - nuk është shteg për tenistët e privilegjuar," tha  muajin e kaluar zëvendëskryeministri i shtetit James Merlino.

Në Melburn ai do të garojë për titullin e Grand Slam-it me rivalin Rafael Nadal të Spanjës. Nadal u shërua së fundmi nga COVID-19 dhe tashmë po stërvitet në Melburn.