Nojkiq: E kemi vendin në parlament! | Ballkani | DW | 02.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Nojkiq: E kemi vendin në parlament!

Bisedë me Rangjel Nojkiq, një nga liderët e Listës serbe për Kosovë e Metohi

Koha e bisedimeve

Koha e bisedimeve

Nojkiq pohon se gjatë vitit 2007 duhet të përcaktohen parimet për funksionimin e Kosovës. Ai mendon se më i rëndësishëm se vetë emërtimi i statusit të ardhshëm të Kosovës është përmbajtja e ardhshme e saj, në radhë të parë decentralizimi i pushtetit dhe të drejtat e bashkësive etnike.

"Javën e kaluar ishim në Strazburg ku mësuam se ekziston një përçarje shumë serioze mes Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian, por edhe në Grupin e Kontaktit për ardhmërinë e Kosovës. Kjo flet shumë qartë se duhet gjetur një kompromis, i cili do të thotë kalimin e pushtetit në nivelin lokal, ku Beogradi nuk do të kishte ndonjë ndikim të rëndësishëm. Mirëpo, bashkësia etnike serbe duhet të ketë lidhje speciale me Beogradin, në harmoni me ligjet e Kosovës, sepse pa këto ligje nuk mund të implementohet", pohon Nojkiq i cili shton se imponimi i zgjidhjes do të ishte afatshkurtër.

Sa i përket pritshmërive për vitin 2007, Nojkiq pohon se serbët duhet të kthehen në parlament, për shkak se këtë vit duhet të implementohen edhe sugjerimet e Ahtisarit.
"Vendi ynë është në parlament. Ne presim shumë nga zgjedhjet e 21 janarit. Në qoftë se fitojnë forcat demokratike, ne duhet të kemi një shkallë më të madhe pavarësie. Mirëpo në qoftë se fitojnë forcat radikale, apo një pjesë e forcave demokratike që do të bashkëpunonin me radikalët dhe socialistët, ne do ta kishim më të lehtë të marrim një vendim të prerë", pohon Nojkiq duke shtuar se inkuadrimi i forcave serbe në jetën politike të Kosovës do të lehtësonte marrjen e vendimeve të rëndësishme.

  • Data 02.01.2007
  • Autor Zylfije Jakupi
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ara2
  • Data 02.01.2007
  • Autor Zylfije Jakupi
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ara2
Reklamë