Nocioni ″Kampionati Botëror i Futbollit 2006″ humb mbrojtjen e markës | Gjermania | DW | 28.04.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Nocioni "Kampionati Botëror i Futbollit 2006" humb mbrojtjen e markës

Lidhja ndërkombëtare e futbollit FIFA, pësoi një disfatë të rëndë në grindjet për tregtimin ekskluziv të Kampionatit Botëror të Futbollit. Gjykata e lartë Federale gjermane ka refuzuar në tërësi mbrojtjen e markës "Kampionati Botëror i Futbollit 2006".

default

Karton i Kuq për FIFA-n. Për nocionin 'Kampionati Botëror i Futbollit', nuk do të ketë mbrojtje të markës. Edhe pse është regjistruar njëherë nga Enti federal i patentave, ai duhet fshirë sërish nga atje. Sipas pikëpamjeve të senatit të markave të Gjykatës së lartë federale asnjë prej produkteve të FIFE-s nuk gëzon mbrojtjen e markës për shkak se nocionit 'Kampionati Botëror i Futbollit 2006' i mungon forca dalluese.

Njeriu duhet të marrë si masë njerëzit mesatar në jetën e përditshme: asnjë prej tyre po ta lexoj në një kanaçe vaji për motorr apo në mbathjet sportive nocionin 'Kampionati Botëror i Futbollit 2006' nuk do të mendojë se ai produkt është prodhuar nga FIFA dhe si një prodhues jep llogari për atë. Çdokush mendon vetëm për ngjarjen, Kampionatin Botëror në vendin e tyre.

Nocioni i dytë i diskutueshëm, në të vërtetë "Kampionati Botëror 2006" duhet të shqyrtohet edhe njëherë nga gjykata e patentave. Edhe aty FIFA pritet të pësojë humbje. Avokati i FIFA-s ka thënë, se pa mbrojtjen ekskluzive të markës vetëm për sponzorët kryesor të Kampionatit Botëror turniri është i pafinancueshëm. FIFA është monopoliste, asaj i takojnë të gjitha të drejtat e tregtimit. Për këtë ajo ka marrë nga sponzorët kryesor tre çerek miliardë euro. Sipas avokatit tani është e padrejtë që FIFA t'u thotë sponzorëve se keni paguar për diçka që nuk ekziston.

Por vendimi i Gjykatës së lartë federale shkon pikërisht në këtë drejtim. Edhe firmat tjera përveç McDonalds, Hyndai apo Kokakolës tani mund të reklamojnë prodhimet e tyre me logon 'Kampionati Botëror i Futbollit 2006'. Fillimisht ankesa është ngritur nga koncerni Ferrero të cilit FIFA i kishte ndaluar që fotografitë e lojtërave të kombëtares t'i shtyp me nocionin Kampionati Botëror i Futbollit 2006. Firmat Duplo dhe Hanuta kanë patur të drejtën për këtë që prej vitit 1982. Për herë të parë pas Kampionatit Botëror 2002 FIFA filloi të kërkoj financues të rinj. Avokati i Ferreros ka deklaruar se të mbrosh nocionin Kampionat Botëror 2006 është keqpërdorim ligjor. Po të vazhdohet kështu herdokur edhe Vatikani përshembull mund të kërkoj mbrojtjen me ligj të nocioneve "Pashkët" dhe "Kërshëndellat".

Me gëzim vendimi do të pritet edhe nga shumë drejtues të gastronomisë në Gjermani. Ata nuk rrezikohen më të pagujnë gjoba të larta për FIFA-N nëse prodhimet e tyre të ndryshme ushqimore i reklamojnë me nocionin 'Kampionat Botëror i Futbollit'.


  • Data 28.04.2006
  • Autor Bernd Volf
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar0m
  • Data 28.04.2006
  • Autor Bernd Volf
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar0m