1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nobelisti Gynter Gras pohon antarësinë e tij në SS

14 Gusht 2006

Kjo deklaratë e tij ka shtangur opinionin dhe është një ndër temat më të komentuara në mediet gjermane

https://p.dw.com/p/Aqzq
Para shtëpisë së tij në Luebeck më 25 qershor 1997. Një natë më parë në mur kishin pikturuar kryqin e thyer
Para shtëpisë së tij në Luebeck më 25 qershor 1997. Një natë më parë në mur kishin pikturuar kryqin e thyerFotografi: AP

Gynter Gras ka shërbyer në muajt e fundit të Luftës së Dytë Botërore në një njësi elite të trupave të SS-ve, e cila ka qenë e njohur në mbarë botën për krimet e luftës. Kjo dëshmi e shkrimtarit 78 vjeçar, që vazhdimisht është shprehur në mënyrë moralizuese për nacionalsocializmin, ka shkaktuar irritime si brenda dhe jashtë vendit.

Ish-presidenti polak dhe vet nobelist i paqes, Leh Valesa i ka kërkuar Grasit që të dorëzojë titullin e qytetarit të nderit dhënë nga qyteti i Gdanskit. Ka zëra nga politika madje që kërkojnë që Grasi të dorëzojë edhe çmimin nobel në letërsi. Ndërkohë që kolegët e tij shkrimtarë këtë deklarim të Grasit e konsiderojnë si reklamë të kalkuluar të shkrimtarit për autobigrafinë e tij.

Gras flet hapur për të kaluarën e tij në intervistën botuar nga "Frankfurter Allgemiene Zeitung" të shtunën (12.08). Heshtjen deri më sot ai e argumenton me fjalët: "Kjo e fshehtë më nga rënduar deri më sot. Heshtja për kaq shumë vite është edhe njëra prej arësyeve përse unë kam shkruar autobrigrafinë. Më në fund e vërteta duhej thënë.", nënvizon Gras. Kjo deklaratë e tij bëhet në prag të hedhjes në qarkullim të kujtimeve të Grasit me titullin "Duke qëruar qepën".

Sipas biografit të Gynter Grasit, Mihael Jyrgs, deri më sot ka qenë e qartë, që Gynter Gras në vitin 1944 u mobilizua në Vermaht si ndihmës në aviacion. Por e reja është që ai në moshën 17 vjeçare ishte regjistruar vullnetarisht dhe më pas ka shërbyer për tre muaj në një njësi elitare të SS-ve. Këtë pohim biografi Jyrgs e konsideron të vonuar, pasi deri më sot Gras ka lënë pasdore mundësi të panumërta për të pohuar të vërtetën: "Sa herë dëgjoj diçka nga ai, që ka të bejë me injorimin e fajit nga ana e popullit gjerman, pyes veten me të drejtë: po ti, i dashur Gynter Gras, apo ju i dashur Gynter Gras vetëkuptohet, sepse unë nuk mund t´i drejtohem atij në vetën e dytë. Këtu mbetet një njollë, që është diçka me të cilën ai duhet të jetojë, kjo është e kuptueshme. Por të gjithë, që e vlerësojnë atë, kanë ndjenjën, se janë zhgënjyer."


Ja edhe disa reagime të intelektualëve pas thyerjes së heshtjes 61 vjeçare të Grasit.

Ja se si e komenton këtë, autori dhe kritiku letrar Florian Feliks Veyh: "Për mendimin tim duhet te tregohet shume kujdes persa i perket gjykimit dhe vlersimit të kësaj çeshtjeje. Pyetja qe mund te shtrohet eshte: a nuk eshte shume i vonuar ky moment?

Të gjithë historianët pohojnë në mënyre unanime se forcat speciale SS përfaqësonin në të vërtetë të gjithë ushtrinë gjermane në vitet e fundit të Luftës së Dytë Botërore. Fakti që njerëzit thirreshin për tv plotvsuar këto forca nuk do të thotë se ideologjia naziste pësonte rritje. Për më tepvr Grasi ishte vetëm 17 vjeç. Bëhet fjalë për një marrëdhënie problematike, kur një autor trajtohet nga shoqëria përveç veprave të tij edhe si një figurë morale. Një shembull ekstrem ishte Bëli, gjithashtu autor gjerman i nderuar me çmimin Nobel për letërsinë. Në rastin e Grasit mund të thuhet me bindje të plotë se ky i fundit ishte vetë përgjegjës për pozitën delikate në të cilën ndodhet. Çdo komentim i mëtejshem mund të arkivohet si një gafë. Kujtojmë këtu pozicionin e autorit në karikaturën e nje gazete spanjolle, në të cilën Grasi shprehej kundër lirisë së mendimit në vendet perëndimore. Pra meqenëse Grasi përfaqëson një figure morale në Gjermani, duhet konsideruar nga një perspektive tjetër. Veprat dhe pjesët e tyre morale."

Një ndër botuesit e "Frankfurter Allgemeine Zeitung" Frank Shirmaher, ka këtë mendim për heshtjen e gjatë të Grasit: "Dyshoj se autori nuk e gjeti momentin e përshtatshëm për të nxjerrë të vërtetën. Këto momente janë gjithmonë të kaluara në kohë. Por, megjithë famën dhe emrin si mbajtes i çmimit Nobel autori insistoi për të bërë publike këtë fazë të jetësduke e njohur atë si periudhë përbërëse të jetës së tij."

Ndërkohë që shkrimtarët kolegë të Grasit shprehin mirëkuptim për thyerjen e heshtjes pas 61 vjetësh. Ja se ç´mendon Ralf Xhordano: "Thyerja e heshtjes sipas mendimit tim s´ka ndryshuar asgjë në kredibilitetin që gëzon Grasi për mua."

Autori Dieter Vellershof mendon, se kjo deklaratë e vonuar është më shumë taktikë se sa moral: "Ky është një qëndrim i gabuar, por më shumë i karakterit taktik se sa moral. Ai thjeshtë e ka shtyrë këtë, duke menduar, që s´është më ai që ka qenë. Tashmë atë s´mund ta bësh përgjegjës për djaloshin e ri të asaj kohe."