Njolla e ozonit është zmadhuar | Bota | DW | 21.10.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Njolla e ozonit është zmadhuar

Toka është e mbështjellë nga një shtrësë ozoni 20 km e lartë. Kjo shtresë e mbron atë nga rrezatimi i rrezikshëm ultraviolet i Diellit.

Vrimë ozoni rreth planetit

Vrimë ozoni rreth planetit

Përpara 20 vjetësh për herë të parë u konstatua reduktimi i ozonit mbi rajonin polar, dukuri që qysh prej asaj kohe është nën vëzhgim. Gjatë viteve të fundit dukej se përmbajtja e ozonit ish stabilizuar, por sivjet njolla e ozonit mbi Polin e Jugut është zmadhuar më shumë se kurrë. Kjo njollë në shtator arriti të shtrihet në një sipërfaqes sa ajo e Evropës.

Shkaktare gazrat karbonike

Kanë kaluar 18 vjet që kur të 180 shtetet e botës kanë rënë dakord unaninimisht, në Montreal, për të kufizuar emëtimin e çlirimit në atmosferë të gazrave karbonike. Këto lloje gazesh janë shkaku kryesor i dëmtimit të njollës së ozonit. Shkencëtarët kanë zbuluar se që prej nënshkrimit të kësaj marrveshjeje, shtresat e ozonit kanë pësuar ngadalë një ripërtëritje.

Megjithatë, Frank Jürgen Dickmann, kreu i organizatës për hapësirën ajrore "European Space Agency", e quajtur ESA, është skeptik në lidhje me rrezikun e mundshëm. ESA, po merret që nga vitet 90-të më vëzhgimet e dendësisë së ozonit me ndihmën e tre satelitëve: "Përqendrimi i ozonit është stabilizuar dhe njolla është zvogëluar gjithashtu. Por, pikërisht nga vitet 2003 deri më tani pritet një rritje maksimale e njollës së ozonit mbi Antarktidën. Sipas të dhënave të fundit nuk do të kemi qetësim të situatës".

Sigurisht që shkaku i shfaqjes së kësaj njolle është çlirimi i gazrave karbonike. Përbërësit e klorit e ndajnë ozonin në molekula dhe në atome oksigjeni. Përhapja e njollës së ozonit ndikohet edhe nga stinët e vitit dhe kjo varet edhe nga rrezatimi i diellit. Nga shtatori deri në nëntor, kur dielli del nga një periudhë errësire absolute ndeshet me të ashtuquajturat re të stratosferës polare. Këto re vijnë nga poli i jugut ngaqë masat ajërore nuk përzihen me njëra- tjetrën në muajt pa dritë. Retë grumbullojnë gjithmonë e më shumë komponentë klori, të cilët shkatërrojnë kështu ozonin.

Rreziku ekziston edhe në hemisferën veriore

Christoph Brühl, shkencëtar në institutin për kimi në Mainz "Max- Planck" thotë se këto kushte meteorologjike mund të përbëjnë një problem edhe për hemisfern veriore të globit. "Opinioni publik, kohët e fundit ka drejtuar shikimin gjithmonë e më shumë tek Antarktida, përsa i përket çështjes së njollës së ozonit. Edhe në hemisferën veriore ekziston rreziku, por nuk shfaqet çdo vit. Kjo varet edhe nga kushtet e ndryshme meteorologjike. Në Antarktidë rrymat e ajrit janë shumë të prekura, me përjashtim të rasteve të pakta të ditëve të ngrohta në dimër."

Do të duhen dyzetë deri pesëdhjetë vjet deri sa të mund të ripërtërihet njolla e ozonit, përsa kohë që do të ketë çlirim të gazrave të karbonit në atmosferë. Masat ajrore në hemisferën e veriut nuk do të mund të shkëmbeheshin dhe kështu do të dëmtohej filtri i Ozonit në Evropë.

Christof Bryl thotë: "Deri tani kemi pasur fat që meteorologjia, d.m.th. kushtet klimatike janë zhvilluar kështu në fund të marsit. Por nuk mund të jetë gjithmonë kështu. Kjo gjendje mund të përfundojë edhe në prill duke mbartur me vete edhe pasojën që rrezatimi në Gjermani të zgjasë deri në qershor."

Duhet reduktuar shkarkimi i gazrave

Shtresat e ozonit mund të cënohen edhe në të ardhmen. Megjithëse situata është përmirësuar pas nënshkrimit të marrveshjes së Montrealit, shumë vende nuk po e reduktojnë sasinë e çlirimit të gazrave reaktive si propanit, butanit dhe dioksidit të karbonit. Interesat ekonomike po pengojnë bashkëpunimin e frytshëm. Marrëveshjet e bëra deri më tani për të bllokuar gazrat raktiv lënë shumë për të dëshiruar. Bryl shprehet: "Për fat të keq, puna e bërë nuk mjafton. Ajo që kemi dëmtuar deri tani, nuk mund të përmirësohët dhe të ripërtërihet më, edhe sikur ta ndalnin tërësisht funksionimin e emisionit."

  • Data 21.10.2005
  • Autor Silvia Oster
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArNe
  • Data 21.10.2005
  • Autor Silvia Oster
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArNe
Reklamë