Një vend i ri pune në Poloni i është marrë dikujt në Gjermani | Evropa | DW | 04.04.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Një vend i ri pune në Poloni i është marrë dikujt në Gjermani

Zvogëlimi i shkallës së papunësisë në Poloni lë pa punë klasën punëtore në Gjermani

Një nga prodhimet e Elektroluksit (Electrolux) - Frigorifer me internet

Një nga prodhimet e Elektroluksit (Electrolux) - Frigorifer me internet

Para ca kohësh koncerni Elektroluks (Electrolux) pat mbyllur filialën e tij në Nyrenberg për të hapur një tjetër në Poloni. Po ashtu edhe Opeli (Opel) ka kaluar me prodhimin e modelit 'Zafira' në Glivice të Polonisë. Megjithatë kohët po ndryshojnë. Në Poloni mungon fuqia punëtore e kualifikuar dhe për një pagë minimale nuk dëshiron të punojë askush.

400 bashkëpuntorët e rinj të Elektroluksit (Electrolux) nuk bien shumë në sy në fillim të turni të ndërrimit. Ashtu si kolegët e tjerë shumica e tyre vijnë me autobuzë deri në Zarov, në afërsi të Olavës polake. Ata janë të gëzuar se kanë gjetur një vend pune në koncernin e madh suedez. Megjithatë para se 400 punëtorët shtesë polakë të nënshkruanin kontarat e punës shumë kolegë të tyre gjermanë në Nyrenberg humbën vendin e punës. Por çfarë t'i bësh?

Kazimierc Kimzo (Kazimierz Kimso), shefi rajonal i sindikatës polake Solidarnost, ngre krahët: 'Natyrisht që ne solidarizohemi me kolegët tanë të huaj, të cilët kanë humbur vendet e tyre të punës. Ne gëzohemi kur te ne hapen vende të reja pune, sepse shkalla e papunësisë është shumë e lartë. Por, natyrisht kjo nuk guxon të ndodhë në dëm të kolegëve jashtë vendit. Ne jemi të vetëdijshëm se sot prodhimi nga Gjermania apo vendet e tjera të vjetëra të BE-së do të zhvendoset në Poloni. Por nesër ky proces mund të marrë një drejtim tjetër - Ukrainën përshembull. Dhe ky është një zhvillim që natyrisht nuk na gëzon", sqaron Kimzo.

Koncerni suedez Elektroluks (Electrolux) ka investuar rreth 40 milionë euro në Olava të Polonisë, para se të mbyllë filialën e tij në Nyreneberg të Gjermanisë. Megjithatë kjo shumë është shumë e vogël krahasuar me shumë e investimeve të cilat do të bëhen për linjën e prodhimit në Poloni, është i bindur Klemens Rode (Clemens Rode), ekspert ekonomik në Fondacionin Fridrih-Ebert (Friedrich-Ebert-Stiftung) në Poloni: 'Atje angazhohen njerëz të kualifikuar, nganjëherë inzhinierë të cilët punojnë si ekspertë për shkak se duke punuar në një ndërrmarrje të huaj fitojnë relativisht shumë. Dhe nga Polonia jo vetëm që furnizohet tregu perëndimor me modele të shtrenjta por edhe lindja furnizohet me modele të cilat nuk kushtojnë shtrenjtë'.

Ndërrmarrjet ndërkombëtare e vlerësojnë lart Poloninë si vend investimesh edhe për shkaqe të tjera. Përshembull rajoni i Olavës është shpallur nga qeveria polake qysh në vitin 1996 zonë e veçantë ekonomike. Në këtë mënyrë kjo zonë tërheq investitorët e huaj, para së gjithash për shkak të shkallës së nivelit të ulët të taksave. Një vend me përparësi i cili në marrëveshje me Bashkimin Evropian do të ruajë këtë status deir në vitin 2017.

Megjithatë problemet e para për koncernin Elektroluks (Electrolux) u shfaqën me shpalljen e konkursit për vendet e reja të punës. Fillimisht shefi i personelit kishte vështirësi të gjente njerëzit me kualifikimin e duhur për ndërmarrjen e tij.

Boleslav Januzkieviç (Boleslaw Januszkiewicz), shef i një fabrike të madhe për prodhimin e motorëve të anijeve sqaron se sa e vështirë është gjetja e ekspertëve të vërtetë: 'Në ndërrmarrjen tonë për prodhimin e motorëve të anijeve aktualisht kemi të hapura mes 11 e 15 vende pune. Bëhet fjalë për saldatorë profesionalë dhe montatorëve. Kjo ka bërë që pagat të rriten shumë. Vetëm fillestarët të cilët fillojnë tek ne me një mësimin e një zanati nuk fitojnë edhe aq shumë'.

Në këtë mënyrë zhvendosja e veprimtarive në drejtim të Polonisë për shkak të fuqisë së lirë punëtore po luan rol gjithnjë e më pak, mendon eksperti i ekonomisë Klemens Rode (Clemens Rode).

  • Data 04.04.2007
  • Autor Tomas Rautenberg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar8P
  • Data 04.04.2007
  • Autor Tomas Rautenberg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar8P